Kaosi në Kuvend nga grupi Bardhi-Berisha, Fatmir Mediu: Veprim rutinë, s’ka përfitim për opozitën

Kaosi që Rithemelimi ka nisur në Kuvend që prej muajt tetor 2023, për kreun e PR-së, Fatmir Mediun janë veprime që janë bërë rutinë, dhe nuk japin produktivitetin e duhur. ”Opozita duhet të ndërtojë një aksion parlamentar për të krijuar një raport me qytetarët jo me qeverinë. Cdo veprim që kthehet në rutinë nga ana e opozitës kthehet në kundër produktiv”,-tha Mediu.

Për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Mediu tha se pavarësisht se Enkelejd Alibeaj nuk duhet të jetë bashkëkryetar si përfaqësues i opozitës, rëndësi ka që të ketë konsensus për thelbin e kërkesave të opozitës mbi kodin zgjedhor.

“Nuk duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar, por është e rëndësishme të ketë konsensus për thelbin. Për listat e hapura, duhet ta kthejmë në kushtetutshmëri parlamentin. Qytetarët janë shumë më të mençur sesa politikanët. Për të vazhduar më tej me votimin elektronik, nuk ka asnjë kosto që nuk ia vlen të mbulohet për të pasur zgjedhje të ndershme”.

SHKARKO APP