FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KAS rrëzon Celibashin për paketën e maleve dhe tatimin mbi bujqësinë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimit të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve “Për paketën e maleve” dhe “TVSH për sektorin e bujqësisë”.

Pretendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve se dy nismat mund të sillnin impakt në fushatë u konsideruan si tejkalim kompetencash nga Kuvendi si palë ankimuese, të cilës i dha të drejte KAS. Për të kundërshtuar vendimin e Celibashit shkoi nismëtari Erion Braçe, i cili u shpreh se projektligji i propozuar prej tij nuk synon të favorizojë asnjë kategori të caktuar përpara zgjedhjeve.

Këto qëndrime duket se prekën ndërgjegjes e tre anëtarëve të KAS të propozuar nga Partia Socialiste, ku me votat e tyre i hapën dritën jeshile shqyrtimit të këtyre nismave në Kuvend edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi i KAS nuk e demoralizoi Ilirjan Celibashin. Teksa po rrëzohej një akt, ai mori një tjetër, duke i kërkuar kuvendit të bllokojë nismën që synon lehtësimin e vuajtjes se dënimit të personave të burgosur apo paraburgosur, serish me argumentin se favorizon një shtresë të caktuar me të drejtë vote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?