Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:52 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë” Regjimi i Mauricio Pochettinos në krye të Manchester United filloi me një makth, pasi Yoro u ndëshkua me karton të kuq në mënyrë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kastrati Group” sjell kompaninë e famshme ajrore “Ryanair”, çmime të lira dhe avionë të rinj

Aktualitet
E mërkurë, 25 Tetor 2023 19:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Kastrati Group” mbetet surpriza e vitit. Me investime dhe shërbime ekselente në Rinas krijoi një emër prestigjioz Shqipërisë gjatë verës së këtij viti, ku erdhën miliona e miliona turistë.

Në fakt qëkur administrimin e mori grupi “Kastrati” gjithçka ndryshoi në aeroport. Menaxhim korrekt dhe kujdes ndaj pasagjerëve që vijnë apo ikin nga Shqipëria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo vjen falë Musa Kastratit, një djalë i ri, pasionant për punën dhe dashamirës ndaj vendit të tij. Ai është administrator i Rinasit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë “Kastrati Group” sjell në Shqipëri gjigandin e fluturimeve ajrore, kompaninë e mirënjohur “Ryanair”, e cila do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.

CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi sot në Tiranë se aktualisht  janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara. Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

“Javën e ardhshme, të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të fluturimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me çmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu, si linja ajrore nr.1 në Evropë. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve të kryera në avancë dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të “Ryanair” për në dhe nga Tirana.”- u shpreh O’leary.

Fluturimet e reja të Ryanair në Shqipëri do të mundësojnë 17 destinacione të reja ku përfshihen: Brukseli, Düsseldorfi, Londër, Milano, Paris dhe Romë.

Përfaqësuesi i “Kastrati Group” u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri  është në krye të çdo liste klasifikimi ndërsa numri i turistëve ka shënuar  shifra rekord.

“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, postcovid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i “Kastrati Group”, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirëpret çdo kompani tjetër që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës”.

Michael O’Leary, CEO i Ryanair vizitoi Tiranën sot me ekipin e tij të shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, te martën me 31 Tetor. Për të festuar këto rezervime rekord, Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore në të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende qe jane në shitje duke filluar nga 14.99 €, të cilat janë në dispozicion nga Nëntori 2023 deri në Mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 Tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair.com).

Gjatë 4 dekadave të fundit, “Ryanair” ka sjellë një revolucion në udhëtimin ajror nëpër Evropë duke kombinuar tarifa të ulëta dhe fluturimet e përpikta në orar, si dhe avionë Boeing 737 të rinj duke ofruar shërbim të mirë ndaj klientit. Trafiku i pasagjerëve dhe turizmi shqiptar janë frenuar gjatë kesaj kohe nga kompanite ajrore ekzistuese që ofrojnë bileta me çmime të larta, të cilat nuk kanë arritur të japin rritje të turizmit dhe të trafikut gjatë gjithë vitit. Ryanair deklaroi se është i vendosur t’i japë fund oligopolit.

Me çmime që fillojnë nga vetëm 15 € (për një drejtim), 17 destinacionet e reja të Ryanair në Tiranë këtë dimër mundësojnë fluturime të shpeshta: 2 fluturime në ditë për në Londër dhe Milano, si dhe fluturime të përditshme në Bolonjë, Bruksel, Katania, Piza, Romë dhe Venecia.  Ryanair do të mirëpresë mijëra vizitorë për herë të parë në Shqipëri këtë dimër. Ryanair tha se vazhdon të punojë me Qeverinë Shqiptare dhe aeroportet e tij, për të eksploruar destinacione të reja për/nga Tirana, si dhe hapjen e destinacioneve të reja drejt aeroporteve të tjera shqiptare gjatë 3 viteve të ardhshme.

Në vitin e parë të operimit kjo kompani pret të ketë  mbi 1.6 milionë pasagjerë, ndërsa ofron mbi 1 mijë vende pune në Shqipëri.

https://streamable.com/t5m935

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 57 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.