Kastriot Islami: 50 ditët e fundit, mbi 11 mijë të infektuar dhe mbi 200 të vdekur
Nga Kastriot Islami-
Situata e COVID është jasht kontrollit. Qeveria e ka braktisur menaxhimin e situatës sanitare të krijuar nga COVID-19. Dhe papërgjegjshëmrinë dhe paaftësinë po përgatitet ta mbulojë e maskojë me një “karantinim të dytë”… Duke ja kaluar të gjitha përgjegjësitë e kostot qytetarëve që qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit…Gjwndja wshtw nw prag kaosi!
Më konkretisht gjatë 50 ditëve të fundit numri i të infektuarëve ka qënë 11538 ndërkohë që nga dita e parë e fillimit të pandemisë, 9 mars 2020, deri 50 ditë para 6 nëntorit, shifra e të infektuarëve ka qënë 11672. Pra në vetëm 50 ditët e fundit ka pasur po aq të infektuar sa cfarë ka patur në 190 ditët e para apo 6 muajtw e parw tw marrw sw bashku. Vetëm në 20 ditët e fundit rritja e të infektuarëve ka qënë shumë aresive duke arritur në rreth 6500 të infektuar, aq sa janë shënuar në 5 muajtë e parë të pandemisë!
Situata është po ashtu dramatike edhe përsa i përket shifrës së vdekjeve… Gjatë 50 ditëve të fundit numri i vdekjeve ka qënë 209 ndërkohë që nga dita e parë deri në këtë datë, shifra e vdekjeve ka qënë 340. Pra në vetëm 50 ditët e fundit kanë vdekur 209 qytetarë, ndërkohë që në 190 ditët e para të pandemisë kjo shifër ka qënë 340 qytetarë. Vetëm në 20 ditët e fundit numrin i të vdekurve ka arritur shifrën prej 101, aq sa janë shënuar 4 muajtë e parë.
Dinamika e përhapjes së virusit duket shumë agresive. Po ashtu edhe dinamika e vdekjeve duket e frikshme.
Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë! Situata duket jasht kontrollit dhe asgjë nuk ka qënë dhe nuk është e mundur të parashikohet nga qeveria. Pavarësisht se stafi mjeksor po punon në mënyrë heroike, kjo dinamikë shumë shpejt do të përmbyste kapacitetet për të trajtuar rastet e vështira me COVID-19. Ky është një shqetësim i madh! Ndërkohë që shumë qytetarë kanë filluar të mjekohen në shtëpi por kostoja e mjekimit është shumë e lartë dhe rigoriziteti i trajtimit të kësaj sëmundje duket i dyshimtë!
Qeveria e papërgjegjshme duket që për të mbuluar paaftësinë e saj duket se në ditët në vijim ka ndërmend të fusë përsëri në karantinë të gjithë vëndin ose qytetet kryesore. Argumenti naiv dhe banal është se në të njëjtën mënyrë po veprojnë edhe shumë vënde të tjera të Europës qëndrore. Kjo masë do të cojë ekonminë e vëndit në kolaps sepse “dhjami” që ka ekonomia shqiptare nuk është në gjëndje të mjaftojë për të përballuar një karantinim të dytë ndërkohë që ekonomitë e vëndeve të Europës qëndrore duket se ende janë në gjëndje që përmes karantinimit të ulin përhapjen e virusit dhe njëkohësisht të shmangin kolapsimin e ekonomisë.
Kujdes se gjasat janë që edhe spitalet të përmbyten nga të sëmurët e shumtë por edhe ekonomia të kolapsojë!
KOHA JONË SONDAZH

