Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Betejë e ashpër me Regjimin e së Keqes

Politikë E premte, 22 Nëntor 2019 09:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastrit Islami

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kërcënimi i fundit i zëdhënësit të Presidentit është një ngjarje shumë e rëndë. Ajo duhet sqaruar dhe për tu sqaruar duhet hetuar e gjykuar nëse s’do të gjëndej një rrugë tjetër më e shpejtë e më efikase. Kjo ngjarje duket se lidhet me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e disa ndërkombëtarëve në politikën e bërëndshme të vendit. Natyrisht ky incident vecse do të ndikonte negativisht në qasjen e krizës së thellë në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

*

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thelbi i konfliktit politik e institucional këto ditë është ngërthyer te çështja e Gjykatës Kushtetuese, duke e thelluar krizën dhe duke nxjerrë në dritë të diellit jo vetëm aspektin e saj kushtetues por duke e karakterizuar atë edhe si një krizë konflikti mes institucioneve më të larta të shtetit dhe për çështjen më të rëndësishme të një demokracie e shteti ligjor.

*
Rama po lufton me të gjithë mjetet dhe mënyrat për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, thjesht për interesa të pushtetit të tij personal dhe të forcimit e mbrojtjes së pushtetit korruptiv, të lidhur ngushtë e tashmë pazgjidhshmërisht, me krimin e trafiqet. Rama pasi ka vënë nën kontroll PSSH, parlamentin, të gjithë pushtetin vendor, biznesin e madh, mediat kryesore, zgjedhjet e KQZ, shoqërinë civile, të gjithë insititucionet kushtetuese dhe më së fundmi edhe pjesën më të madhe të institucioneve të reja të gjyqsorit, duke hedhur në erë në këtë mënyrë edhe reformën e drejtësisë, po përpiqet në mënyrë diabolike, të uzurpojë, përmes një grushti mafioz kushtetues, edhe GjK, të cilën mendon ta përdorë për të shantazhuar Presidentin apo eventualisht edhe për ta shkarkuar atë.

*
Në këto momente, Presidenti dhe opozita e bashkuar jasht kuvendit, po përpiqen me të gjithë mjetet legale që zotërojnë dhe në rrethana sakrificash e vështirësishë të paimagjinueshme, për të mbrojtur ngritjen e një Gjykatës Kushtetuese të pavarur, profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve. Kjo duket se do të jetë beteja e fundit në luftë të ashpër me rregjimin e së Keqes, për të mos lejuar që vendi të futet në kaos për shkak të reagimit të ashpër qytetar ndaj rregjimit policor të Ramës apo të rivendosej një rregjim i egër represiv, autoritar, të korruptuar e kriminal, në rastin e shtypjes me mjetet e dhunës të reagimit qytetar. Mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se Presidenti Meta së bashku me opozitën po përpiqen të shmangin kaosin apo vendosjen e një rregjimi respresiv.

*
Gjykoj se zgjidhja e krizës aktuale e cila po thellohet vazhdimisht duke arritur në një pikë të rrezikshme, do të mundësohet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme. Nuk shikoj asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo krizë e thelle e më pasoja ta parashikueshme për qytetarët. Po ashtu ndjej se zgjidhja duket se po vjen, ndërkohë që dita e muaji i saktë mbeten për tu përcaktuar me vullnet të mirë dhe koshiencë politike nga aktorët politikë, e me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Sigurisht, në respekt të Kushtetutës, dhe vetëm në përputhje me kërkesat e saj, zgjedhjet e parakohshme do të mund të bëheshin vetëm me dekret të Presidentit.

*
Natyrisht paralelisht ose të paraprira me nxjerrjen e një dekreti presidencial do të duhej të bëhej shpërndarja e Kuvendit sepse sipas frymës dhe dispozitave të Kushtetutës s’mund të këtë zgjedhje të parakohshme pa shpërndarje të kuvendit. Për tu realizuar ky akt duhet një marrëveshje politike. Sesi realizohet kjo ligjërisht e konkretisht, duhet referencë në dispozitat kushtetuese, të cilat duhen lexuar dhe aplikuar me vullnet të mirë e mencuri politike, sigurisht duke vendosur në plan të parë interesin publik. Pyetjes se cfarë ndodh “nëse mungon vullneti i mirë apo Rama vendos në plan të parë interesin për pushtetin e tij personal, dhe kështu pengon marrëveshjen politike pra edhe gjetjen e zgjidhjes kushtetuese të krizës…”mund ti jepej kjo përgjigje e qartë demokratike: zgjidhjen do ta jepnin vetëm qytetarët, përmes një reagimi të fuqishëm e reaktive, në kahe të kundërt me veprimin e Ramës dhe me intensitet proporcional me sjelljen e papërgjegjshme të Ramës. Dhe nëse Rama do ti agresonte qytetarët që ata të mund të mos vepronin, dita e rrënimit dhe vithisjes së rregjimit të tij do të ishte zgjidhja e vetme dhe e pashmangshme.

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.