Kastriot Islami: Gënjeshtrat apo mashtrimet e Ramës për testet…?!
Nga Kastriot Islami –
Rama sot ka deklaruar se “ekspertë gjermanë” më kanë këshilluar se nuk duhen shumë teste…Mashtrim ose gënjeshtër e trashë…! Nuk ka asnjë mundësi që “ekspertë” nga vëndi që është kampion në kryerjen e testeve të vijë sygjerime të tilla…Kjo është vetëm shprehje e halucinacioneve të një injoranti që kujton se mund të bëjë gjithcka me qytetarët e vëndit të tij e deri të tallet me ta, duke i mbajtur të izoluar me mashtrime e urdhëra sipas qejfit nga Surreli; dhe kur kapet gafil, nuk di se cthotë…
Si është e vërteta?
Shqipëria ka kryer deri sot në datën 24 prill 2020 gjithsej 6768 teste ose 2352 testet për 1 milion banorë. Një shifër dhjetra herë më e ulët sesa e vëndeve europiane dhe disa herë më e ulët sesa e vëndeve të rajonit; dhe disa dhjetra herë më e ulët sesa e vëndeve kryesore europiane..(shiko grafiqet).
Sa teste ka kryer Gjermania, meqë Rama i referohet këtij vëndi?
Gjermania deri dje në datën 23 prill 2020 kishte kryer 2.072.262 testet pra mbi 2 milion teste rreth 24738 teste për 1 milion banorë. Thënë ndryshe, 10 herë më shumë sesa c’kryen Shqipëria për 1 milion banorë!? Prandaj ajo që thotë Rama është një gënjeshter e trashë dhe mashtrim i turpshëm i publikut…
Madje po ti referohemi një vëndi si Islanda me rreth 350 mijë banorë, ai ka kryer 132.709 teste për 1 milion banorë ose thënë ndryshe ka testuar rreth 15 përqind të popullsisë që nëse Rama kërkon të krahasohet më vëndet e vogla si Islanda, do të thotë se në vendin tonë do të duhet të ishin kryer rreth 360 milion teste për 1 milion banorë ndërkohë që janë kryer vetëm 2352 për 1 milion banorë. Pra Islanda ka kryer rreth 56 herë më shumë teste për 1 milion banorë sesa Shqipëria.
Mos vallë në rajonin e Ballkanit Shqipëria ka një shifër të ngjashme me vëndet e tjera?
Aspak…Edhe po të krahasohet me vëndet e rajonit, Shqipëria është në vendin e fundit.. Shqipëria ka kryer rreth 3,5 herë më pak testet për 1 milion banorë sesa Mali i Zi, rreth 3.2 herë më pak sesa Kroacia, 2,8 herë më pak se Maqedonia e Veriut, 2,8 herë më pak Bosnia… Duke u rënditur vëndi i fundit në rajonin përsa i përket numrit të testeve për 1 milion banorë…
Po ku e ka gjetur Rama këtë orientim dhe përse atëhere gënjen?
I gjithë menaxhimi i epidemisë bazohet vetëm në gjëneshtrat e mashtrimet e Ramës, në ëndrrat me pushteti që ia shikon cdo natë I tmerruar edhe nga frika e dështimit. Sepse kudo në botë, eksperët e epidemisë tregojnë se një nga arsyet e suksesit të menaxhimit të kësaj krize është “informacioni” mbi përhapjen e virusit, gjë që sigurohet vetëm përmes sa më shumë testeve, të cilat Rama i refuzon me kokëfortësi…Rama refuzon të kryejë teste edhe sepse, sic e ka lënë gjëndjen deri më sot, ka shumë frikë se me rritjen e numrit të testeve mund të rritet shumë edhe numri i të infektuarëve. Nga kjo gjë Rama ka tmerr, prandaj Rama tenton me kokëfortësi që këtë shifër ta mbajë secrete dhe sa më të ulët e ta kontrollojë pa bërë teste, duke menduar se kështu do të konsiderohet personazh më i suksesshëm në botë për menaxhimin e pandemisë, ndërkohë që të gjithë, brënda e jasht vëndit, e kanë të qartë sa mediokër dhe i korruptuar është, por që duke gënjyer e mashtrruar edhe me pandeminë kujton se do ta konsiderojnë të sukseshëm për menaxhimin e kësaj krize?!