Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Ja përse Rama “sulmon” egërsisht BE..!

Politikë E diel, 1 Nëntor 2020 12:37
Kastriot Islami: Ja përse Rama “sulmon” egërsisht BE..!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

  1. Rama është shumë frikacak, sidomos kohët e fundit i është futur lepuri në bark nga vjedhjet dhe zullumet që po ju vjen koha të hetohen e ndëshkohen. Duke sulmuar BE, ai tenton së pari të grabisë mandatin e III duke manipuluar zgjedhjet në konflikt me lidershipin europian, por me shumë gjasa, ai po përpiqet së dyti, të sigurojë një pazar për ti shpëtuar ndëshkimit. Këtë rradhë gjëndet në një dilemë të madhe, prandaj shfaqet i tronditur dhe reagon i coroditur! Duhet të zgjedhë mes një “fitoreje” të pamundur, i vetëm kundër të gjithëve, shqiptarëve e ndërkombëtarëve, dhe një pazari me europianët për ti shpëtuar ndëshkimit, i detyruar të pranojë humbjen!
  2. Nga sondazhet i rezulton një braktisje e madhe nga socialistët dhe për rrjedhojë edhe një humbje shumë e madhe. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar humbjes, gjykon se është manipulimi i rezultatit zgjedhor, me të gjithë marifetet dhe me cdo kosto. Me synimin kryesor për të mbajtur karriken e kryeministrit, gjë që cdo ditë i duket e pamundur! Në këtë opsion do të përplasej fort edhe me shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ky i duket opsion i fundit të tmerrshëm!
  1. Nëse ky synim madhor s’do të mund të realizohet, ai është i vendosur deri në fund, me cfarëdo kostoje, të realizojë synimin dytësor, për ti shpëtuar ndëshkimit që do të vinte nga një humbje e madhe, pra nëse rrotacioni i thellë politik do ta përjashtonte nga të gjithë debati për qeverisjen e ardhshme. Ky i duket opsion i tmerrit pafund!
  1. Ndërkohë që synimi kryesor lidhet me ruajtjen e karrikes së kryeministrit, synimi dytësor lidhet me pranimin e rrotacionit, por duke marrë në shkëmbim karriken e presidentit… Ai mendon se “karrikja e presidentit” do të ishte garancia e vetme dhe 100 % e sigurtë për mosndëshkimin e tij, për të mundësuar më vonë përdorimin e parave dhe pasurive të paligjshme, të grabitur gjatë 22 vjetëve në pushtet, bashki e qeveri!
  1. Ai e ka të qartë se europianët do ta godasin fort nëse tenton të marrë mandatit e III duke manipuluar zgjedhjet. Mesazhet e deritanishme janë të qarta! Pavarësisht se po bën presione, duke krijuar përshtypjen se e ka ndarë mëndjen për ti shkuar deri në fund opsionit të fitimit të mandatit të III duke manipuliuar zgjedhjet, ai po përgatitet të kërkojë “pazar” për mosndëshkimin… Deritani europianët e kanë kuptuar këtë lojë djallzore dhe prandaj e kanë shpërfillur dhe braktisur. Kjo është arsyeja që zhurma dhe “kërcënimet” e tij janë rritur me synimin për ti detyruar ata ti ofrojnë një takim për të dëgjuar se cfarë kërkon… Në fakt takimin ai e kërkon për të shpalosur projektin me dy objektiva. Ai po lufton fort për mandatin e tretë sepse është i paaftë te jetojë pa pushtet.. Por nëse kjo i bëhet e pamundur, gjë që nuk e llogarit momentalisht, ai në takimin-pazar me europianët do të pranonte rrotacionin, më kushtin që ata ti siguronin “mosndëshkimin” që për të është sine qua non me marrjen e postit të presidentit…!
  1. Në këtë “lojë” me synim të dyfishtë, Rama është futur në konflikt të hapur me europianët ndërkohë që ka përhapur si tinzar lajmin se ka siguruar heshtjen e amerikanëve… E vërteta është ndryshe…
  1. Përse s’ia kërkon takimin-pazar amerikanëve??!! Për këtë gjë është në dillemë të madhe edhe vetë… Nuk e di sa të lehtë apo të sigurtë do ta kishte të kërkonte dhe të realizonte një takim të tillë, ndërkohë që në 2016 ai iu bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos votonin për “turpin e njerzimit”… Këtë gjë ai e di shumë mirë, por letë supozojmë se nga halli i madh, do të kërkonte takimin përmes lobistëve të paguar majmërisht. Me shumë gjasa, përgjigja elegante në këtë rast do të ishte “heshtja”! Tinëzisht heshtjen e tyre, për më tepër që ata kanë qënë shumë të fokusuar kohët e fundit në fushatën presidenciale apo menaxhimin e pandemisë, ai është përpjekur ta shesë si mbështetje ndaj tij personalisht…! Gjë që nuk është aspak e vërtetë!
  1. Nga ana tjetër, ndërkohë që vazhdon të kundërshtojë me arrogancë e kokëfortësi mesazhet europiane, enturazhi dhe lobistët e tij po punojnë fort për të siguruar një takim me drejtues të lartë europianë për të shpalosur pazarin e tij me dy pika” i) dakord me rrotacionin politik; ii) por garanci për mosndëshkimin, ose ndryshe garanci për të kapur postin e presidentit. Dhe nëse ky skenar dështon, ai do të vazhdonte në drejtim të panjohur që kanë ndjekur homologët e tij në raste të ngjashme! Të gjithë këtë “ëndërr” s’ja tregon askujt, madje as bashkëpunëtorëve të tij shumë të ngushtë, të cilët i pompon cdo ditë me mashtrime për fitimin e mandatit të III, që as vetë s’e beson. Sepse ka shumë frikë që të gjithë do ta kuptonin se ai po lufton vetëm për karriken e tij, e patsaj do ta braktisnin … Dhe kështu do të rrezikohej edhe mundësia e pazarit, që ai mendon se është e vetmja “mundësi e artë” që e mban në “tepsi” për ti shpëtuar ndëshkimit, por edhe si shans për tu rikthyer i rilindur!

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.