Kastriot Islami: Kryeministri manipulon statistikat

Nga Kastriot Islami

Kurba e përhapjes së virusit COVID-19 është më e çuditshmja në botë në rastin e Shqipërisë. Ajo ka formën e një “serie vargmalesh” me disa kodra, gërxhe e gropa, si asnjë kurbë e ndonjë vendi tjetër… Në grafikun e paraqitur me ngjyrë të verdhë në këtë shkrim janë vendosur i) ecuria e shifrës ditore të numrit të të infektuarve dhe ii) ecuria e mesatares 7-ditore të numrit të të infektuarve… me të dhënat e publikuara nga Rama&Co. Kurba e dytë, e ndërtuar me mesataren 7-ditore të shifrave ditore, konsiderohet nga ekspertët si një “kurbë mbështjellëse” e kurbës së përhapjes duke “eliminuar” fluktuacionet (ulje-ngritjet e parëndësishme) që pengojnë të shikohen më qartësisht uljet, ngritjet apo “piku” i kësaj kurbe…

Normalisht për të gjithë vendet e tjera, kurba e përhapjes së virusit, ku situata është nën kontroll, karakterizohet nga tre faza i) faza e fillimit të epidemisë kur fillon rritja e shifrave ditore; ii) faza e dytë, kur pas 1-15 ditësh, arrihet maja apo “piku” (nëse maja është e gjerë flitet për pllajë të kësaj maje/kurbe) i kësaj kurbe dhe iii) faza e tretë, e largimit apo rënies së epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastin e Shqipërisë, duke iu referuar grafikut të “çuditshëm” të përhapjes së virusit, vihen re:

a) Rritja e shifrës ditore në datën periudhën 10-29 mars;

b) Arritja e majës/pikut të parë në 29 mars;

c) Rifillimi i rritjes së shifrës ditore në 1-2 prill për të arritur majën/pikun e dytë në 6-7 prill 2020…

d) Kur mendohej se epidemia po mund të largohej, rifillon rritja e tretë e shifrës ditore, rreth 8 ditë pas arritjes së “pikut” të dytë, duke vazhduar rritjen edhe gjatë këtyre ditëve (20-23 prill 2020)…

Nga kjo kurbë shihet se çdo 8 ditë, për shkak të menaxhimit të dështuar e kaotik nga paaftësia apo nga manipulimi i shifrave të kësaj epidemie, njëherë arrin “pikun” e herë bie në gropë, dhe/ose çdo 8 ditë, pasi Rama ka parë ndonjë ëndërr apo në gjendje haluçinante i është krijuar perceptimi se shqiptarët i “kanë dalë jashtë kontrollit”, atëherë i frikësuar nga dështimi, ka urdhëruar rritjen e shifrave të përhapjes së virusit për t’ia kaluar frikën e tij tek të gjithë qytetarët.

*

Me të drejtë shtrohet pyetja: Përse Shqipëria ka një kurbë kaq të “çuditshme”? Përgjigja logjike do të ishte:

a) ose shifrat janë sajuara apo të manipuluara nga Rama&Co, për shkak të manisë për t’u shfaqur më i suksesshmi në botë për menaxhimin e pandemisë, me synimin për të forcuar pushtetin e tij personal…

b) dhe/ose kjo mund të ketë ndodhur për shkak të menaxhimit mediokër e paaftësisë ekstreme si në asnjë vend tjetër, pa plan e strategji menaxhimi e veprimeve të kryera në mënyrë kaotike, rrjedhojë e mungesës së një metodike e të testeve të mjaftueshme për të gjetur numrin realist të të infektuarve, përhapja e virusit herë është rritur e herë është ulur, për të përfunduar në rifillimin e rritjes që nga data 14 prill 2020…?!

*

Përfundimisht, Rama ose duhet të pranojë se i ka manipuluar statistikat, ose ai ka dështuar me mënyrën e tij të menaxhimit të pandemisë, thënë ndryshe masat drastike, të shoqëruara me ulërimat e Ramës, nxjerrjen në rrugë të policisë dhe të ushtrisë kanë dështuar në kuptimin që efekti i tyre në ngadalësimin e epidemisë është i dyshimtë… Rama duhet të pranojë:

MANIPULIMIN E STATISTIKAVE DHE/OSE DËSHTIMIN NË MENAXHIM

Nuk ka asnjë mundësi tjetër…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?