Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Marrëveshja Kosovë-Serbi komplekse dhe shumëplanëshe…

Politikë E martë, 8 Shtator 2020 12:07
Kastriot Islami: Marrëveshja Kosovë-Serbi komplekse dhe shumëplanëshe…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

Marrëveshjet e firmosura në zyrën ovale të presidentit të SHBA, Donald Trump, në datën 4 shtator 2020, nga Vuçiç e Hoti, mund të vlerësohen në disa plane. Analistë të shumtë e konsiderojnë të ”veçantë”, komplekse dhe “shumëplanëshe”, ku implikohen drejtëpërdrejt SHBA, vendet ballkanike të Kosovës e Serbisë dhe nga lindja e mesme e Izraeli, në një plan të dytë edhe interesat e BE e indirekt të Turqisë, por edhe të vendeve arabe. Trump e konsideron këtë marrëveshje si një “ditë të shënuar” edhe për paqen në Lindjen e Mesme. Shqipëria është në trajtë implicite e natyrshëm e implikuar; natyrisht të gjithë aktorët e saj kryesorë janë shprehur të “kënaqur”.

Së pari, e mbi të gjitha, duket se kjo marrëveshje e evidenton Presidentin Trump, një “dealmaker” të aftë e të guximshëm për çështje delikate të politikës së jashtme, aq më tepër që kjo çështje prej kohësh gjëndej në një “qorrsokak” (impas). Kjo marrëveshje, mbi të gjitha do t’i shërbente imazhit të kandidatit për president të SHBA duke e renditur atë në listën e sukseseve të politikës së jashtme të SHBA dhe ndërtimit të urave të paqtimit rajonal e global. Natyrisht “opozita” amerikane apo kandidati demokrat përballë Trump e konsideron këtë marrëveshje të parëndësishme dhe deri ndoshta “jo e duhura” përderisa nuk “realizohet “njohja politike reciproke” e madje sipas tij kjo gjë nuk shihet as në përspektivë. Po ashtu Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti, shumë analistë europianë, duke e konsideruar “marrëveshjen” një konceptim të Presidencës amerikane, i cilësojnë këta dy individë si “figurantë” në një ceremoni të mirëpërgatitur në Uashington, por në distancë edhe nga Njetanjahu në Izrael.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti, kjo duket një marrëveshje e veçantë, sepse duke futur elementë të ndryshëm në marrëveshje, të tilla si i) “normalizimi ekonomik” që mendohet se çon më vonë në “njohjen reciproke” politike (dhe jo anasjelltas) dhe që është vijim i marrëveshjeve për “hekurudhat dhe fluturimet ajrore” të moderuara më parë nga SHBA; madje negociatori Grenell është “mburrur” që në këtë marrëveshje, ndryshe nga ato tradicionalet, i jepet “pesha kryesore” aspektit ekonomik” për me tepër që “aspekti politik” dukej aktualisht i vështirë për t’u zgjidhur; ii) “hapja e të dy palëve për marrëdhënie diplomatike të veçanta me Izraelin”. Kjo marrëveshje i kalon kufijtë e një marrëveshje “bilaterale”; madje disa analistë europianë e konsiderojnë “marrëveshjen Kosovë-Serbi” të eklipsuar nga mirëkuptimi i tyre me Izraelin dhe iii) futja në lojë e “portit të thellë” të një vëndi tjetër (që mendohet Shqipëria) e bën atë krejtësisht të ndryshme e madje disa e cilësojnë deri edhe “estravagante”, krahasuar me të gjithë marrëveshjet e mëparshme e me shumë gjasa me shanse të larta realizueshmërie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së treti, kjo marrëveshje përmes “futjes së Izraelit”, një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA e veçanërisht të Trump, mendohet se nga njëra anë i jep shumë “peshë” marrëveshjes por nga ana tjetër e vendos në një pozitë të vështirë e komplekse Kosovën e Serbinë, veçanërisht Serbinë, mes BE dhe SHBA. Sepse BE kërkon nga të gjithë vendet kandidate për në BE të rreshtohen me qëndrimet e saj. Dhe në rastin konkret, BE ka adaptuar qëndrimin që “çështja e Jeruzalemit” të zgjidhet mes Izraelit e Palestinës. Kjo “përthyerje” ka krijuar veçanërisht problem në Beograd që është shprehur se këtë “pikë” të marrëveshjes do ta diskutojë në qeveri. Po ashtu, për këtë aspekt, ka pasur edhe një qëndrim “ndryshe” të Turqisë, veçanërisht ndaj Kosovës, por që duket se është kapërcyer.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Së katërti, në draft-marrëveshje ka pasur edhe shumë “surpriza”, ose thënë ndryshe “elementë pikantë”, kryesisht të futur nga “ndërmjetësi amerikan”, por ndoshta edhe nga njëra nga palët që kanë qënë të paktën në dijeni më parë. Disa prej tyre janë refuzuar në minutat e fundit kurse disa të tjera janë pranuar. Duket se suprizat në shumicë nuk kanë qenë të ditura nga palët kurse ndonjë prej tyre dihej nga njëra prej palëve, veçanërisht ato që janë refuzuar.

Së pesti, shumë analistë janë shprehur se draft-marrëveshja ishte më e “drejtpeshuar” sesa vetë marrëveshja, sepse elementi “themelor” që siguronte “balancën”, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk është pranuar nga pala serbe në “minutën e fundit” duke u vendosur si kusht për arritjen e marrëveshjes, por ndërkohë pala kosovare është përshtatur më këtë zgjidhje, sepse është “garantuar” verbalisht, por edhe nga përmbajtja integrale e marrëveshjes, se kjo marrëveshje i “hap rrugën” njohjes së plotë të pavarësisë, me “besimin e madh” dhe optimizmin e arsyeshëm se “nga SHBA për Kosovën mund të vijnë veçse vendime të dobishme”.

Së gjashti, pavarësisht tentativave për të nxjerrë aposteriori përfitime të “vogla” politike nga drejtues të lartë në Kosovë, Serbi e madje edhe në Tiranë, i është dhënë fund projektit të “ndryshimit të kufijve” dhe krijimit të “shteteve të mëdha” në Ballkan. Kjo gjë është realizuar përmes “promovimit të mini-shengenit” i cili është i pakrahasueshëm me projektin e “ndryshimit të kufijve” por edhe shumë i ndryshëm nga projekti i “minishengenit Vuçiç-Rama-Zaev”, sepse ky i fundit ishte i ideuar sipas interesave të Beogradit apo në projektimin e tij në Nish përjashtohej Kosova. Në marrëveshje, projekti i “minishengenit” konceptohet si një projekt i bashkëpunimit rajonal, ku Kosova është “entitet” me po të njëjtat të drejta të plota si edhe të tjerët, pra që përfiton nga “lëvizja e lirë” në rajon gjë që deri më sot i ishte refuzuar. Po ashtu duhet pasur parasysh se ky “projekt” do të jetë pjesë integrale e projektit të integrimit në BE.

Së shtati, kjo është një marrëveshje, që shtron rrugën për stabilizmin e marrëdhënieve në rajon, por vijimi i së cilës, si për t’u zgjeruar apo thelluar, apo mbi të gjitha për t’u implementuar, me shumë gjasa do të përfundojë mbi “shpatullat e BE” dhe natyrisht do të kërkojë kohë, optimizëm e pozitivitet.

Së fundmi, marrëveshja ka edhe shumë elementë që lexohen apo perceptohen ndryshe nga “aktorë të ndryshëm”, më konkretisht optimistët i lexojnë me optimizëm, pesimistët me pesizëm dhe skeptikët me skepticizëm, ndërkohë që aktualisht ajo duhet të lexohet integralisht e me pozitivitet, kurse në afatgjatë duhet patur parasysh se koha është faktori kryesor dhe i vetëm që mesa duket do të vendosë se kush ka pasur të drejtë.

Një gjë është e sigurtë, gjë që e ka shprehur edhe Grenell pas nënshkrimit të marrëveshjeve (sepse thuhet se ka pasur dy marrëveshje, paksa të ndryshme mes tyre, një për kosovarët dhe një për serbët) se “europianët duhet të jenë të kënaqur” dhe se negociatat në të ardhmen do të drejtohen prej tyre.

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.