Kastriot Islami: Rama, kundër marrëveshjes së 2009, se donte ti jepte Greqisë 12 milje në vend të 6 miljeve
Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami thotë se lejimi i Greqisë për zgjerimin me 12 milje nga qeveria aktuale, shpjegon se përse Edi Rama kundërshtoi marrëveshje e detit me këtë vend në vitin 2009. Në një intervistë për “Syri”, Islami argumenton se Edi Rama ka mbajtur qëndrime antikombëtare dhe për Kosovën dhe çështje të tjera që lidhen me shqiptarët në rajon.
Pyetje 1: Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Si e shihni këtë vendim te autoriteteve te larta greke; a cenohen interesat e Shqiperise nga ky dekret.
Pergjigje: Ju kerkoj ndjese qe para se ti përgjigjem drejtpërdrejtë pyetjeve tuaja për këtë çështje kaq te ndjeshme te vendos theksin ne tri momente qe percaktojne sjelljen tinzare, perverse e antikombetare te Rames… Pervec çështjes se kufirit detar me Greqine per te cilin Rama po percaktohet si trafikant i detit, ai do te mbahet mend ne historine e te gjithe shqiptareve si trafikant i pavaresise se Kosoves me sulmet ndaj lidershipit te Kosoves deri ne akuza te turpshme por edhe si destabilizues i Ballkanit kur ne bashkepunim me Vucic duke i futur thiken pas shpine Merkelit hodhi tezen antieuropiane per ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Une e konsideroj normale futjen e Rames ne kete spirale te vdekjes se tij politike sepse pasi deshtoi ne cdo aspekt te politikes se brendshme mori rrugen e bulmezit drejt strofkes se fundit te nacionalizmit e te tradhetise kombetare…Te kthehem te pyetja juaj! Lidhur me kete pyetje, paraprakisht mund tju them se formimi dhe detyrat qe kam mbajtur nuk me lejojne te spekulloj per nje ceshtje kaq delikate dhe per te cilen nuk e kam te gjithe informacionin zyrtar per te dhene nje pergjigje te sakte, te plote e shteruese. Nga media dhe nga gjithcka ka deklaruar Rama e disa eksperte shqiptarw me rezulton se ky eshte nje veprim i Rames ne dem te interesave te Shqiperise… Loja e tij e fjaleve dhe mungesa e transparences sa here kapet mat, kete rradhe vecse ka rritur perceptimin negativ te qytetaret si nje veprim i Rames qe cenon integritetin e vendit. Kam lexuar nje status ne fb qe e nxjerr Ramen mashtrues medioker e dredharak naiv, nje status ku nder te tjera autori shkruante: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhetar me argumentin se ne shekullin XXI s’mund te jem trafikant i detit, por viti 2013 kur e dergove marreveshjen e 2009 ne GJK dhe kur akuzoje nenshkruesit e saj si tradhetar a nuk ishte valle shekulli XXI?
Pyetje 2: Qeveria e Shqiperise, pas nje heshtje 2 ditore, reagoi permes Kryeministrit Rama I cili tha se Greqia eshte ne te drejten e vet dhe po bën atë që Shqiperia beri para 30 vjeteve. Si e gjykoni ju qendrimin e Rames ndaj kesaj ceshtje dhe a mendoni se qendrimet greke nga njera ane dhe heshtja e Shqiperise ne anen tjeter do kene ndikim ne vendimin qe Gjykata Nderk. do jape per kete ceshtje.
Pergjigje: Rama s’thote si zakonisht te verteten dhe si gjithnje mashtron… Rama duhet te pergjigjet per shume ceshtje. Por ai tinezisht dhe lojra fjalesh dhe ne mungese totale transparence vecse rrit me shume dyshimet. Rama duhet te jape pergjigje te sakte e te plote perse para 8 vitesh e dergoi marreveshjen detare te qeverise se meparshme ne GJK, ne te cilen nuk behej fjale per zgjerim me 12 milje nderkohe qe sot mbron idene e zgjerimit me 12 milje…Gjithcka thote apo ben Rama, pra edhe heshtja e tij si dhe miratimi i deklarates se pales greke me vone, sipas eksperteve duket se do te kene ndikim ne vendimin e Gjykates Nderkombetare… Por situata eshte edhe me e rende se kaq… Rama ne telefonatat e tij apo ne takimet te fshehta me palen greke duket se ka rene dakord paraprakisht per qendrimin e pales greke… sepse do te ishte e pamundur qe pala greke pa nje bisede paraprake te bente nje deklarate te tille dhe po ashtu do te ishte e cuditshme qe Rama te heshte apo te deklaronte ate qe deklaroi…Ne rrjetet sociale ekziston nje perle e nje juristi te shquar: Rama shkaterroi marreveshjen e 2009 qe i akordonte greqise 6 milje sepse duke mos qene i kenaqur me 6 milje kishte planifikuar ti jepte 12 milje, ne shkembim te ruajtjes se karrikes se tij…
Pyetje 3: Sa transparente kane qene negociatat mes dy paleve per kete marreveshje? Zgjerimi me 12 milje i ujerave greke do coje ne nje marreveshje me te mire se ajo e vitit 2009 apo eshte e kunderta.
Pergjigje: Kjo ceshtje nuk eshte trajtuar as me tranparencen por as me pergjegjesine dhe seriozitetin qe do te kerkonte nje akt kaq madhor dhe i rendesishem sa c’eshte marreveshja per kufirin detar… Mund te them pa asnje medyshje se pas 2013, qeveria Rama i ka kryer te gjithe veprimet ne terr te plote informacioni sepse askush, as presidenti, as opozita, por une mendoj as edhe vete parlamenti e PS nuk kane asnje informacion se cfare eshte negociuar per kufirin detar mes dy paleve… Por edhe me nje diletantizem e mediokritet ekstrem…Duke u kujdesur vetem per karriken e tij… Ne dijeni time por edhe cfare lexoj nga media dhe ekspertet vendas duket se Rama ka arritur nje marreveshje te fshehte me palen greke sepse perndryshe nuk arrij te kuptoj budallalleqet qe artikuon kur thote se do te dergoje se per cfare marreveshje ne Gjykaten Nderkombetare. Por ti shtojme kesaj marrezie edhe pranimin publik nga Rama te zgjerimit me 12 milje, duke ju referuar perseri eksperteve qe jane deklaruar ne media, sepse nuk dua te bej ekpsertin per nje ceshtje kaq delikate e madhore, mund te them se: kjo qe po gatuan Rama e cila ka nisur me dergimin e marreshjes se meparshme ne GJK eshte shume larg marreshjes se 2009… thene me shqip.. Shqiperia zorr se do te mund te arrije me keto veprime te Rames nje marreveshje qofte edhe ne Gjykaten Nderkombetare me te mire se ajo e 2009…Kjo eshte ligesi e poshtersi e Rames, ne cenim te integritetit te vendit dhe thjesht e vetem per interesin e karrikes se tij private…
Pyetje 4: A cenohet zona ekskluzive ekonomike nga ky zgjerim?
Pergjigje: Sigurisht…por edhe ne kete rast nuk do te bej eskpertin por nga leximi me shume vemendje i shume qendrimeve dhe vleresimeve te disa eksperteve te afte shqiptare me rezulton se kjo corbe e prishur e Rames do te kete ndikim jo te vogel edhe ne zvoglimin e zones ekonomike eksluzive me pasoja per zhvillimin ekonomik te vendit ne te tashmen dhe ne ardhmen sepse mendohet qe jane ne loje shume pasuri qe vleresohen me miliarda euro por mbi te gjitha behet fjale per integritetin e vendit qe asnje individ qofte edhe kryeminister nuk ka asnje tager per ta cenuar… gje qe duket eshte cenuar rende nga Rama i cili do te mbahet mend ne historine e vendit si pazarxhi i integritetit te vendit…
Pyetje 5: Cilat jane konseguencat nderkombetare nga miratimi I ketij dekreti. Turqia ka reaguar me shqetesim duke thene se marreveshja shqiptaro-greke mund te perdoret si precedent edhe per ujerat e Egjeut.
Pergjigje: perseri duke ju referuar medias vendase e nderkombetare vecanerisht rezulton se ky vendim i fshehte i “edepzesit” Rama me paken greke ka krijuar shqetesime edhe ne vende te tjera, vecanerisht per Turqine e cila ka reaguar ne menyre teper agresive… Pala turke duhet te kuptoje se ky nuk eshte thjesht nje veprim grek por eshte nje veprim i perbashket vetem i Rames me palen greke, vetem per interesat e pushtetit personal te ketij te fundit…Sepse Rama per karriken e tij jo vetem trafikon integritetin e vendit por edhe shet edhe ate qe e ka konsideruar deri me sot ne pushtet si vllaun e tij apo dikur ne opozite si mysafirin turk…