Kastriot Islami: Shqipëria, pak teste… vdekshmëri të lartë?!
Nga Kastriot Islami-
Teste, teste, teste…! Në të gjithë vëndet tentohet të shtohet sasia e testeve.. Ndoshta e është pamundur që testimi i popullsisë të jetë masiv, i kryer në një shkallë sa më të gjërë dhe me një metodikë efikase rezulton për të gjithë ekspertët i domosdoshëm për shumë arsye.
Mbi të gjitha, për cdo lloj menaxhimi duhet informacion, aq më tepër kur bëhet fjalë për të menaxhuar një krizë sanitare. Për rastin konkret të krizës COVID-19, menaxhimi i suksesshëm varet fuqimisht nga shkalla e informacionit mbi numrin e të infektuarëve, për rrjedhojë numri i testeve është shumë i rëndësishëm. “Nuk mund të ketë menaxhim me symbyllur” të kësaj pandemie, prandaj të gjithë shëmbujt e suksesit janë ato që kanë kryer numër të lartë të testeve për 1 milion banorë ose numër të lartë të testeve për të “evidentuar” një të infektuar.
Të menaxhosh me sukses këtë krizë sanitare do të thotë të pengosh përhapjen e epidemisë, vecanërisht të mos lejosh që epidemia të “kapë” personat vunerabël, pra ata që kanë imunitet të pamjaftueshëm për të përballuar sulmin e virusit ose thënë ndryshe që vuajnë nga sëmundje që preken në mënyrë vdekjeprurëse nga virusi. Kjo do të thotë ndryshe që të menaxhosh krizën sanitare me synimin për të ulur vdekshmërinë. Dhe kjo arrihet nëse bëhen sa më shumë teste dhe me një metodikë të qartë që mundëson një menaxhim të sukseshëm, në kuptimin që rrit mundësinë për të penguar përhapjen e epidemisë dhe rritjen e vdekshmërisë.
Thënë më ndryshe: në mënyrë indirekte sasia e testeve për të “kapur” 1 person të infektuar ndikon indirekt në vdekshmërinë nga virusi, në shifrën e vdekjeve për 100 të infektuar. Stastistikat e provojnë një përfundim të tillë (shiko grafikun)
Tajvani është një nga vëndet që ka kryer më shumë teste për të “kapur” 1 rast pozitiv, konkretisht ka kryer 142 teste për të kapur 1 të infektuar nga virusi; vdekshmëria në Tajvan është 1,4 % pra 1,4 të vdekur në 100 të infektuar. Vëndet e suksesshme përsa i përket vdekshëmrisë, janë Honk Kongu(0,4%), Zelanda e re (1,3%), Australia (1,2%), Letonia (1,6%), Islanda (0,6%), e tjerë. Të gjithë këto vënde kanë kryer rreth 30-50 teste për të “kapur” një të infektuar.
Shqipëria, sipas shifrave të publikuara (për të cilat ka dyshime për saktësinë e tyre), e ka vdekshmërinë 4 %, duke kryer 10 teste për të kapur një rast pozitiv…?!
Përfundimi është i qartë: Me një numër më të lartë testesh dhe me një metodikë më efikase për kryerjen e testeve me shumë gjasa vdekshmëria në Shqipëri do të ishte shumë më e ulët…