Katastrofa mjedisore/Xhaferri: Korrupsioni Rama-Dako, helmues për qytetarët e Durrësit dhe Manzës

Partia Demokratike, përmes degës së saj në Durrës, ka reaguar për protestën e mbajtur nga banorët e Manzës, pas vendimit për të dërguar mbetjet mjedisore në këtë zonë nga Porto Romano. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri, teksa e cilëson këtë një dështim të radhës të qeverisë, hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, duke thënë se kanë përfituar nga tenderi 11.5 milion eurosh i Eco-Park, duke i lënë qytetarët nën rrezikun e helmimit. Ai thotë se në vend të zgjidhjes së problemit, Bashkia e Durrësit vetëm sa kërkoi ta spostonte atë duke çuar mbetjet në Manzë.

Deklarata e plotë

Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh. Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni. Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente. Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?