Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Katër deklarata problematike që lipset të marrin gjegje

Politikë E hënë, 12 Shtator 2022 08:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Lufta është tepër e rëndësishme për t’u a lënë gjeneralëve” është një thënie që i atribuohet Georges Clemenceau, kryeministrit francez që udhëhoqi vendin e tij dhe Antantën drejt fitores në Luftën e Parë Botërore. Do të hezitoja shumë ta zbatoja urtësinë e tij për diplomatët që merren me Ballkanin, veçanërisht me problemet e ish-Jugosllavisë. Dhe me diplomatë këtu nënkuptojmë kryesisht ofiqarë evropianë dhe amerikanë që përpiqen të gjejnë zgjidhje për konflikte të përgjakshme deri te ngërçe të rrezikshme politike. Ne lipset të jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre sidomos kur ato kanë sukses.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Disa deklarata në një intervistë së fundmi të z. Christopher Hill, ambasadorit të SHBA-së në Serbi, me Këshillin Atlantik gjithësesi mu dukën problematike A(zbulesë: ai është një mik i mirë i imi në fillim të viteve 90 kur shërbente si zv. ambasador në Tiranë). Chris Hill është njohës i rajonit me shumë përvojë në situata të vështira; ai ka të drejtë në shumçka që thotë. Por disa nga pohimet e tij nuk qëndrojnë. Le t’i marrim këto çështje një nga një.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çështja 1: “Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme se Ballkani i Hapur është një përpjekje e Serbisë për të dominuar të tjerët. Kjo është thënë dekada më parë në BE për Gjermaninë, si tepër e madhe”.

Gjermania është qartazi e madhe; por në Bashkësinë Ekonomike Euroipiane fillestare me gjashtë anëtarë përfshi Francën e Italinë dhe në Bashkimin Europian aktual me 27 shtete anëtarë ajo e gjen veten në një strukturë të ekuilibruar për sa i përket fuqisë politike, peshës ekonomike dhe popullsisë. Berlini ka shumë peshë, por nuk mundet të sundojë i vetëm. Shikoni Bankën Qendrore Europiane! Përveç kësaj pas luftës, Gjermania është një demokraci miqësore (për këtë lexoni më poshtë)
Ndryshe nga kjo, në një treshe të painstitucionalizuar si BallkanHapu, Serbia do të sundonte faktikisht.

Çështja 2: “(Ballkani i hapur) mbështet standardet e BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, në aspektin e rregulloreve”

Mbetet e pakuptueshme pse mbështetësit e BallkanHapu heshtin për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit. Ose thjesht e shtojnë në listën e inisitivave të vjetra e gjysëm të shuara. Procesi i Berlinit i ka të gjitha virtytet e pretenduara të BallkanHapu dhe asnjë nga anët e tij negative. Pyetje e thjeshtë: a do t’i besonit ju respektimit të standardeve të BE-së në një nismë të Ballkanit Perëndimor ku BE-ja (dhe SHBA-ja) është institucionalisht e përfshirë apo në një tubim periodik të disa autokratëve të korruptuar? Sepse sado fasada Potjemkini të pikturojnë lobistët, Serbia dhe Shqipëria kanë avancuar shumë drejt autokracisë.

Çështja 3: “Unë do të thoja se marrëdhënia serbe me Shqipërinë është po aq e mirë sa ka qenë ndonjëherë në histori”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë/Jugosllavisë në përgjithësi kanë qenë gjithmonë të mira ose normale. Ironikisht edhe gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos. Ata tensionoheshin kur gjërat në Kosovë shkonin keq. Afrimi aktual mes Ramës dhe Vuçiqit është si të zgjidhësh një problem që nuk ekziston. Ky afrim nuk ka kontribuar për ndonjë “normalizim” mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më pak njohjen reciproke. Për të mos thënë se e ka komplikuar statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Çështja 4 “Por unë mendoj se, nëse shikoni shtrirjen e gjerë të kësaj çështjeje, nëse shikoni harkun e gjerë se ku po shkon Serbia, ajo po shkon drejt perëndimit. Ju vini në dukje anketat e tyre të opinionit që sugjerojnë se Serbia ka simpati për shumë serbë. që shtrihen më tej në lindje… nëse shikoni se ku po shkojnë të rinjtë serbë për arsimimin e tyre për punë, për trajnimin e tyre dhe çfarë lloj modeli ata e shohin veten duke u fokusuar në të është shumë drejt Perëndimit”

Koha kur njerëzit në Perëndim besonin se globalizimi dhe angazhimi ekonomik do të zbutnin Kinën dhe Rusinë etj., duke i shtyrë ata të bëhen aktorë përgjegjës në një rend botëror të bazuar në rregulla i përket të shkuarës.
Dhe ne kemi parë kinezë dhe rusë, përfshi edhe fëmijët e nomenklaturës, duke shijuar jetën ose duke studiuar në Perëndim që kthehen në shtëpi për të përqafuar autokracinë dhe revizionizmin perandorak. Kjo deri diku vlen edhe për Serbinë. Sepse natyra e regjimit serb nuk ka ndryshuar shumë dhe propaganda e tij e ka bërë të vetën.
Nëse modeli i Serbisë së pas Millosheviqit do të zbatohej në Gjermaninë e pasluftës, do të thoshte të kishim Goebelsin si kancelar të Gjermanisë Perëndimore në vitet ’60; i cili do të refuzonte të adoptonte qendrimet perëndimore ndaj sovjetikëve.

Ky është realiteti dhe zbukurimi i tij nuk është i dobishëm.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.