”Katrahura në rrugët hyrëse të Tiranës”, Spahiu: U hapën tunelet për fasadë elektorale

Kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh edhe kandidat për deputet, Përparim Spahiu ka reaguar për trafikun e ditëve të fundit, që për ky kaos urban nuk është i rastësishëm. Spahiu hedh akuza për qeverinë, duke thënë se hapi tunelet për fasadë elektorale. ”Kjo nuk është Tirana, qyteti më i mirë për të jetuar, Tirana e çmimeve të para të blera me paratë që duhet të shkonin në lehtësimin e kushteve të jetesës. Turp dhe nuk duhet të bëjmë politikë, por kush e ka provuar në kurriz të qëndrojë 2 orë në trafik e kupton revoltën time. Është shumë vonë për propagandë dhe makijazh”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Prej disa ditësh po hasim në një katrahurë të vërtetë në rrugët hyrëse të Tiranës. Nga mbikalimi i Kamzës e deri në hyrje të kryeqytetit, as 1 km rrugë, duhet të qëndrosh 2 orë në trafik. Ky kaos urban nuk është i rastësishëm. Ai është pasojë e çmendurisë së propagandës së punimeve elektorale. Nuk ka asnjë studim se si do qarkullojnë automjetet, çfarë dëmi ekonomik dhe ekologjik sjell ky eksperiment me shoferët.

U hapën tunelet për fasadë elektorale dhe propagandë, asgjë nuk ndryshoi. Vetëm sa u zhvendos me disa metra njolla e trafikut bllokues. Prindër që lenë punët dhe nuk arrijnë dot të marrin fëmijët në kopshte e çerdhe, ambulanca që bllokohen, të sëmurë që presin, qytetarë që rrezikojnë vendet e punës për shkak të vonesave, shto këtu edhe stresin e krijuar.

Kjo nuk është Tirana, qyteti më i mirë për të jetuar, Tirana e çmimeve të para të blera me paratë që duhet të shkonin në lehtësimin e kushteve të jetesës. Është turp dhe nuk duhet të bëjmë politikë, por kush e ka provuar në kurriz të qëndrojë 2 orë në trafik e kupton revoltën time. Eshtë shumë vonë për propagandë dhe makijazh!

SHKARKO APP