Katrougalos: Integrimi i Shqipërisë në BE, përmes njohjes së pakicave

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougalos, ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një intervistë për radion “News 247”, diplomati grek u shpreh se për çështjet e hapura janë në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare. “Ne kemi marrë angazhimet dhe premtimet në çështjet që kanë të bëjnë me minoritetin grek. Ka një vonesë, por ne jemi në gjendje për të ushtruar kontroll dhe në qershor do të diskutohet procesi i pranimit të Shqipërisë. Është e qartë se kjo rrugë kalon përmes respektimit për pakicat dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me një shtet tjetër anëtar të BE-së”,-tha Katrougkalos.

Jeni angazhuar për ujërat teritoriale në detin Jon, të presim diçka të tillë?

Po sigurisht.

Deri në verë?

Me më shumë gjasa deri në verë. Kjo varet edhe nga bisedimet që vazhdojmë të kemi me Italinë dhe Shqipërinë. Dhe me Shqipërinë, kohët e fundit shikojmë sjellje të cilat nuk korespondojnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Folët për Shqipërinë, dje pamë që u hoqën tabela, madje me prezencën e policisë. Ku po e çon çështjen Qeveria Rama?

Jemi në kontakt përmes Ambasadës tonë aty, për të parë se çfarë bëhet. Kanë paraqitur si pretendime se tabelat dygjuhëshe në Shqipëri duhet të kenë në fillim gjuhën shqipe dhe pastaj atë greke dhe disa çështje juridiksioni. Ne natyrisht kemi paralajmëruar se çdo lëvizje e cila do të duket se është kundër interesave të minoritetit tonë, ne do të reagojmë ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare.

Po për çështjen e pasurive të minoritetit? Nuk ka përfunduar tipikisht ende kjo çështje. Kemi vetëm premtime.

Kemi premtime dhe angazhime.

Po por ka kaluar kohë me premtimet.

Po por degjoni, ne, në këto momente, kemi mundësi për të kontrolluar premtimet në fjalë, sepse në qershor do të diskutohen perspektivat evropiane të Shqipërisë.

Perspektiva e pranimit do të kushtëzohet nga minoriteti grek, nga qendrimi i Shqipërisë kundrejt minoritetit grek?

Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore.

Le të shkojmë tani në Ballkan, çfarë po ndodh, Shqipëri e Madhe?

Në Ballkan ka ende nacionalizma të gjallë, dhe pikërisht për këtë arsyje Marrëveshja e Prespës ishte shumë e rëndësishme. Sepse tregoi se ekzistojnë mundësi, përmes të drejtës ndërkombëtare dhe dialogut, që të zgjidhen çështjet që zgjasin për dekada. Dhe ky është roli i shtetit tonë. Të përpiqet të jetë forcë stabilizuese në rajonin më të gjerë të Ballkanit, politikisht por edhe ekonomikisht. Sepse nuk jemi forcë e madhe ekonomike në kontekstin e Evropës, por ne jemi në kontekstin e Ballkanit.

Që do të thotë? Mund të ketë ndryshime të kufijve?

Siç e dini ekzistojnë bisedime midis Serbisë dhe Kosovës.

I mbëshesim ne ato?

Jemi shumë skeptikë për ndryshime relevante sepse mund të hapet kutia e Pandorës, të lëvizin një domino. Ndaj po i monitorojmë nga afër. Prioritet, pozicion të parë për ato, duhet të marrin palët e përfshira drejtëpërdrejt.

SHKARKO APP