“Kaujbojsi” pranoi se ka paguar 500 mijë euro në fushatë. Rrezikon mandatin e sapo fituar
Politikë E Mërkurë, 7 Prill 2021 05:07
Karrierën e tij në politikë, Eduart Ndocaj e nisi me një gafë që mund t’i kushtojë mandatin e deputetit. Shumën marramendëse, që i ka dhënë Edi Ramës e pranoi gjatë një intervistë të sinqertë që i dha Blendi Fevziut.
Pa dashur, me rrëfimin e tij në emisionin "Opinion", Eduart Ndocaj zbuloi një shkelje të rëndë të ligjit për zgjedhjet.
Sali Berisha kërkoi në parlament hetim për 500 mijë eurot që Edi Rama mori nga biznesmeni. mPor edhe nëse të gjitha paratë, pra 500 mijë euro kanë shkuar në arkën e Partisë Socialiste, përsëri jemi në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Sipas nenit 89 të Kodit, partitë politike mund të financohen jo më shumë se me 1 milion lekë. Aty thuhet se çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime.
Shuma e dhënë për Partinë Socialiste, sipas asaj që pranon Eduart Ndocaj në intervistën e tij në Opinion është 70 herë mbi normën e lejuar në ligj.
Eshtë hera e parë që një person pranon publikisht shumën që ka investuar, për të qenë pjesë e listave për deputet në Partinë Socialiste.
Pas kësaj i takon Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit që të verifikojë shkeljen e Kodit Zgjedhor, që deputeti i Lezhës e pranoi publikisht.
KOHA JONË SONDAZH