Keda Kaceli mallkon qytetarët: “Ju shoftë fara ju që s’votuat Belindin”

Keda Kaceli, kandidate e Berishës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka shpërthyer në mallkime ndaj atyre që nuk votuan për Belind Këlliçin.
“Mendoja…ose mo mirë e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqë…
Menojsha se Tirona meritojte me vërte nji Belind. Po Tirona nuk qëka gati për nji cun zotni.
Tironës i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as erën zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s’keni as dine as imon.
Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s’do bohi kurre!
Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq.
Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku!
Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi”, shkruan ajo.
Ndërkaq dje, pas fitores së thellë të Erion Veliajt në Tiranë, e cila kapi shifrën e 60 mijë votave diferencë, anëtarja e shtabit të Belind Këlliçit, Adriana Kalaja nuk e ka mbajtur veten dhe ka fyer rëndë qytetarët e Tiranës.
Në një postim në rrjetet sociale, Adriana Kalaja i cilëson qytetarët e Tiranës “dele”, vetëm e vetëm se kanë mbështetur Veliajn dhe jo Këlliçin.
“Do i marrë delet nga Tirana e Re e do i degdisë sa në Babrru e sa në Paskuqan. Po patën fat, edhe në Kombinat”, shkruan Kalaja.

SHKARKO APP