Keida Kostreci për Uran Kostrecin

Nga Keida Kostreci-

Nga t’ia filloj xhaxhi Uran? Per ata që të njihnin dhe që e dinin historinë tënde, ti ishe simbol i rezistencës pa kompromis ndaj komunizmit, një njeri i jashtëzakonshëm, i rrallë, një poet romantik i pandreqshëm, me një shpirt të butë dhe të fortë njëkohësisht. Por ti ishe edhe një kushëri i dashur, një nga burrat e familjes Kostreci që mishëronte tiparet e kësaj familjeje: dashurinë, krenarinë, pasionin për të mësuar dhe lexuar, urtësinë, rininë e përhershme, përkushtimin ndaj të dashurve, fisnikërinë dhe humorin. Ti e gjeje fjalën e duhur për të mëdhenj e të vegjël, dashuria jote e thellë dhe e pakursyer.

Ti qe merrje në telefon i pari për çdo Bajram, Krishtlindje dhe Pashkë për të na uruar mua dhe Bledit. Ti qe e mbyllje çdo bisede me fjalet: U puth sytë fëmijëve. Dhe ti që ishe partneri im elegant i vallëzimit në dasma, që dashuronte valsin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti përfaqëson atë brez qe po shuhet dalëngadalë, pa parë një drejtësi të plotë për vuajtjet e tyre, por që kurrë, kurrë nuk hoqi dorë nga vlerat dhe parimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushofsh në paqe i dashur xhaxhi Uran. Unë, Bledi, Gleni dhe Fiona do ta ndjejmë mungesën tënde dhe ndjehemi me fat që ishe ne jetën tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?