Kejdi Mehmetaj: LSI shkëput raportin me Bashën, por jo me PD

Koalicioni LSI-PD, nuk ekziston më, ose më saktë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Kejdi Mehmetaj thotë se LSI diferencon qëndrimin e Bashës dhe stafit të tij me qëndrimin e PD.

“LSI diferencon qëndrimin e zotit Basha dhe stafit të tij me qëndrimin e PD. Jemi në një situatë që ende nuk e dimë cila është PD, nuk mund të flasim për PD dhe as për demokratët e thjeshtë. Ne mund të flasim për atë raport me zotin Basha dhe raporti i LSI me zotin Basha është përfundimtar”.

Ajo pohoi se edhe gjatë fushatës sjellja e PD nuk reflektonte parimet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përfshirja e LSI, po ashtu edhe përfshirja e presidentit në këtë diskutim të ditëve të fundit ka qenë e ardhur nga PD dhe nga zoti Basha dhe zoti Bardhi. Që gjatë periudhës së zgjedhjeve edhe në përfundim të saj, një pjesë e LSI ishte koshiente për atë që PD po bënte në terren që nuk reflektonte aspak as marrëveshjet historike, por as edhe parimet bazë mbi të cilat kishim bashkëpunuar dhe për të cilat LSI kishte sakrifikuar në 4 vite”, tha Mehmetaj në “Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?