Këlliçi: Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat. Do jetë Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet i sigurt se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat. Ai tregon se ka votuar për Ervin Salianjin, dhe beson se ai do të jetë kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së.

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miq të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar.

Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin. Dhe Salianji i ka votat’,-tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?