Këlliçi denoncon në Polici bastisjen e zyrës, paralajmëron Bashën për kërcënimet ndaj të rinjëve të FRPD
Pas akuzës dhe denoncimit live në selinë blu, deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë kallëzim në Polici që në zyrën e tij të FRPD i janë marrë sende personale. Ai bëri përgjegjës për këtë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Po ashtu Këlliçi u shpreh se të rinjtë e FRPD janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda ambienteve të PD.
”Denoncova vjedhjen e laptopit tim dhe të dhënat personale. Unë bëra detyrën. Bëj përgjegjës drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Të rinjtë e FRPD kanë marrë kërcënime nga persona të armatosur në ambientet e brendshme të PD. Kam kërkuar të merren në administrim kamerat dhe nuk do të jetë çudi që të fshihen kamerat. Persona që nuk kanë lidhje me PD dhe nuk janë pjesë e grupit zyrtar të shoqërimi të Bashës. Janë persona të tjerë të panjohur”.
Praninë e personave të armatosur në ambientet e brendshme të PD e përforcoi edhe një përkrahës i Këlliçit, sipas të cilit është kërcënuar kreu i FRPD së Kuçovës nga një numër holandez.
Këlliçi paralajmëroi Bashën që nëse i preket një fije floku anëtarëve të FRPD do të bëjë transparente gjithçka lidhet me administrimin e PD, ndërsa përmendi edhe oligarkët.
KOHA JONË SONDAZH

