Këlliçi dhe Tabaku takojnë qytetarët në rrugët e Tiranës: Do marrim masa për ndalimin e shpopullimit

Kandidatët e PD-së, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës. Këlliçi duke ndarë momente nga takimi me qytetarët, thekson se kryefjala është programi i PD-së. Ai shton se PD ka gati masa për të ndaluar shpopullimin e vendit.

”Takime të përzemërta me banorë dhe qytetarë të Tiranës. Programi ekonomik është kryefjala e kësaj fushate të PD me fokus tek minimumi jetik 200 euro, paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro.

Masa të tilla janë emergjente për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë, gjë që konkretizohet me votën e qytetarëve dhe fitoren e shumëpritur të PD me 11 Maj”,-shkruan Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?