”Kemi bashki për të qepur kufij sipas oreksit”, Tabaku: Zjarrfikësit mbahen në jetë me transferta nga buxheti i shtetit

Në një kohë së situata me zjarret është alarmuese, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reflektim për reformën territoriale që u bë në vitin 2015, thotë se sot 15 vite më vonë s’kemi bashki për qytetarët, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. ”Zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?