FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënimet ndaj Mesila Dodës, ja çfarë i shkruan Kodheli dhe Bregu

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, dje bëri publike disa sms kërcënuese në gjuhën maqedonase, që i kishin ardhur deputets në facebook, ku i bënin shantazh, e fyenin apo i bënin presion. Këto mesazhe ndaj Dodës vijnë në një kohë kur deputetja njihet si një ndër politikanet më aktive në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Iliridë.

Mes mesazhe solidariteti dhe mbështetje ndaj deputetes së PDIU-së, poshtë shënimit të saj në rrjetin social facebook, bien në sy edhe shënimet e dy kolegeve, Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe deputetes demokrate Majlinda Bregu.

Kush urren nuk e njeh Zotin. Mesila, ti je nga ato që jo vetëm e njeh Atë por e mban pranë. Këta që shkruajnë janë larg… shumë larg Tij”, shkruan Mimi Kodheli. “Çfarë s’të vret, të bën më të fortë, apo jo? Sa kohë kemi që po e provojmë këtë?” shkruan Majlinda Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka pasur komente mbështetëse edhe nga analistë të shumtë, gazetarë e personalitete të fushave të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?