Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kërcënimi i Ramës për riizolim/Vasili: Shqiptarët të mos pranojnë më asnjë urdhër

Politikë E mërkurë, 17 Qershor 2020 14:36
Kërcënimi i Ramës për riizolim/Vasili: Shqiptarët të mos pranojnë më asnjë urdhër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Thirrja e kryeministrit Edi Rama për rikarantinë dhe rimbyllje, për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, vjen nga mungesa e një strategjie. Rritja sipas Vasilit, është nga mungesa e testimeve dhe për të ”Rama nuk mund të flasë më për kufizime dhe izolime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë”.

Në deklaratën për shtyp, ai nënvizon se mungesa e aktivizimit të mjekëve të familjes në terren u bë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën. ”Kjo është kriminale, kjo është një veprimtari e mirëfilltë kundër shqiptarëve, është një veprimtari antishtetërore”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas nenkryetarit të LSI, Rama ka përdorur politikisht pandeminë dhe kjo ka sjellë një ndikim të madh në ekonomine e vendit. “Njëherazi këto kufizime i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare. Sot sipas studimeve tërësisht të besueshme, 47% e bizneseve kanë ulur qepenat, janë mbyllur. 42% e tyre vazhduan punë sërish dhe 32% e tyre pra më shumë se një e treta kanë shkurtuar personelin pra një dramë e tmerrshme që po bie në kurrizin e mijëra shqiptarëve“.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, Shqipëria ka muaj me radhë që po përballet me një administrim realisht skandaloz të pandemisë nga Covid-19. Është fare e qartë për qytetarët që vendi është keqqeverisur në mënyrën më të rëndë në një nga momentet e saja më delikate. Të gjitha shqetësimet madhore që i kemi ngritur pa u lodhur për javë e muaj të tërë, rezultuan tërësisht të drejta pasi ishin tërësisht objektive dhe profesionale. Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, i cili u vetëpërcaktua dhe u vetëidentifikuar si përgjegjësi kryesor, refuzoi që të testonte gjërësisht popullatën, refuzoi të merrte masa të menjëhershme për të gjithë mbrojtjen e personelit mjekësor, refuzoi që të dëgjonte sugjerimet për të mos aplikuar kufizimet pa asnjë kuptim dhe që nuk ngjanin me asnjë model tjetër të ndonjë vendi të prekur që solli përkeqësim të situatës në vend të përmirësimit të saj. Një mungesë totale strategjie, që bëri të pamundurën që të ndërtohet kurba e pandemisë, thënë më thjeshtë, për të kuptuar se kur ishte maksimumi i pandemisë dhe kur fillonte dalja prej saj.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Sot Shqipëria në mënyrën më skandaloze dhe më të turpshme ka raste 3-4 herë më shumë se sa në momentin e pikut, pra të maksimumit të vet. Për çdo shqiptar të zakonshëm është fare e kuptueshme që çdo vend europian, duke filluar nga Italia, një nga vendet më të goditura nga pandemia, në momentin e vendosjes së hapjes, relaksimit, daljes nga pandemia, rastet filluan të uleshin. Maksimumi i tyre u trajtua, u izolua, u aplikuan strategji të mbështetura në kritere profesionale dhe shkencore dhe rastet janë vazhdimisht në një ulje të vazhdueshme.
Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Pikërisht ku rastet fillojnë të shtohen menjëherë kur fillon hapja. Arsyeja është mungesa e testimeve dhe mungesa e aktivizimit të mjekëve të familjes në terren u bënë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën, e gjithë problematika u grumbullua vetëm në një numër 127 për t iu larguar të vërtetës me qëllimin e lig që ne do bëjmë sikur testojmë, do fshehim shifrat dhe pastaj ishalla pandemia bie vetë dhe ne duartrokasim fort për një sukses të jashtëzakonshëm politik pra Edi Rama ka përdorur politikisht pandeminë kjo është kriminale, kjo është një veprimtari e mirëfilltë kundra shqiptarëve, është një veprimtari antishtetërore. Njëherazi këto kufizime i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

Sot sipas studimeve tërësisht të besueshme 47% e bizneseve kanë ulur qepenat, janë mbyllur. 42% e tyre vazhduan punë sërish dhe 32% e tyre pra më shumë se një e treta kanë shkurtuar personelin pra një dramë e tmerrshme që po bie në kurrizin e mijëra shqiptarëve. Po cilët qenë të lumturit në këtë moment kaq delikat? Të lumturit qenë vetëm oligarkët, poseduesit e PPP-ve apo të koncesioneve siç i njeh populli të cilët i morën rregullisht të ardhurat e tyre dhe për të cilët qeveria ka marrë dhe një eurobond, ka marrë dhe një borxh të ri që është në kurriz të shqiptarëve për të vazhduar për të likuiduar me prioritet ata.

Shqiptarët e varfër dhe nevojtarë dhe ata më fatlumët kanë marrë 400 mijë lekë të vjetra për një periudhë mbi 4 muaj dhe i bie mesatarisht që të kenë 100 mijë lekë të vjetra për një muaj e ku me 100 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë edhe energjinë elektrike që kërkon Edi Rama, edhe ujin me të njëjtat tarifa, çdo shqiptar di të llogarisë shumë mirë se çfarë do të thotë të jetojë vetëm me 100 mijë lek të vjetra në muaj. Ndërkohë që oligarkët i kanë marrë rregullisht kokërr më kokërr lekët e tyre. Njëherazi po ky kryeministër, gënjeshtar deri në dhimbje, pohoi se do të kishte edhe një paketë të tretë ndihme ekonomike, e cila do të bëhej aktive brenda datës 25 maj.

Kjo u deklarua qartë dhe hapur publikisht, por me të njëjtën pacipësi të egër kundra shqiptarëve, kundra qytetarëve të zakonshëm, e mohoi dhe një paketë e tillë u shua, u fik, u tret si bora në diell. Praktikisht kemi në krye të shtetit një njeri i cili ka humbur të drejtën që të qeverisë shqiptarët, ka humbur të drejtën të flasë dhe të shprehet për pandeminë, pasi e ka drejtuar në mënyrë më të ligë dhe e ka përdorur politikisht dhe ka prurë një situatë të palexueshme shkencërisht, por të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ka krijuar një dëmtim dhe një shkatërrim ekonomik për të cilin Shqipërisë do ti duhet shumë kohë që ta marrë veten sepse vërtet kryeministri thotë se s’ka gjë se ekonomia bie dhe ngrihet sepse ai dhe oligarkët janë mirë, kurse shqiptarët e varfër kanë rënë dhe në një pozicion të tillë ku nuk ngrihen dhe nuk kanë mundësi të ngrihen dot, pasi shteti në vend që të ishte mbështetës i tyre është kthyer në armik dhe shfrytëzues të tyre.

Ora e Edi Ramës ka mbaruar praktikisht për shkak të këtyre veprimeve shumë të rënda antishtetërore, ai nuk është dhe nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Ai nuk mund të flasë më për kufizime dhe izolime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë, shqiptarët janë dëshmitarë që dhunuesi më i madh.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi ramaPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 17 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 53 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 54 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.