Kërcënohet Armand Duka i FSHF-së, 5 të arrestuar në Durrës! Policia: I dërguan SMS dhe i shkuan te banesa…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës. Policia thotë se ka arrestuar 5 persona, dhe ka vënë në hetim dy të tjerë, të gjithë nga Kruja. Policia ka vënë në pranga shtetasit: Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani. I arrestuari Nazmi Selmani, është biznesmeni dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, i cili është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij. Të arrestuarit e proceduarit e tjerë janë djemtë dhe të afërm të Selmanit.

Presidenti i ekipit të Fushëkrujës ka kërcenuar Presidentin e FSHF, Armando Duka se nëse nuk i merr njerin djalë në Kombëtare, do ta ketë keq punën. Në media jepet një prej sms-ve që ai i ka nisur Dukës”. Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan kreut të qeverisë së futbollit: “Të pyesë bashkëshorten dhe femijët, a i ka bërë të qajnë”.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, shkruan ai.

Policia njofton se “R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Emrat e plotë janë:

Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre djemtë e tij futbollistë:

Nazmi Selmani (Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës)

Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)

Brajan Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)

Santiago Selmani (sulmuesi i Ilirisë)

SHKARKO APP