Kërkesa e grupit të PD: Të rikthehet ligjshmëria në Kuvend
Partia Demokratike akuzon maxhorancën se po kërkon të kapë drejtësinë duke sjellë si shembuj tre çështje kryesore të bujshme që janë ende nën hetim. Gazetarja Elda Menga duke iu referuar burimeve tha për “BalkanWeb” se në mbledhje është kërkuar që institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm të kthehet në ligjshmëri.
“Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime. Mazhoranca po kap drejtësinë. Iu kthye pasaporta Tahirit, Orest Sota u lirua nga burgu, po mbyllet çështja Xibraka”, mësohet se është thënë në mbledhjen e grupit të PD-së.
Gjithashtu deputetët demokratë kanë diskutuar për seancën parlamentare të pasdites së sotme. Nga deputetët është firmosur një kërkesë për kthimin e Kuvendit në ligjshmëri.
“Është shkelur rregullorja, janë falsifikuar votat. Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i kuvendit, është dhunuar e drejta e opozitës për të folur”, kanë deklaruar deputetët e PD.
KOHA JONË SONDAZH

