Komisioni Europian:Mund të ndërpritet lëvizja e lirë për shqiptarët në BE
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave të shqiptarëve.
“Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE,Natasha Bertaud.
Më 31 maj, ministria e Jashtme e Holandës i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar komisionerit për Sigurinë e Brendshme, Dimitris Avramopoulos nga ambasadori i Holandës në BE.
Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE. Në datën 16 prill, në një votim të paprecedentë, parlamenti holandez votoi me 105 vota nga 150 rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Për rivendosjen e vizave votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Pjesë e votimit ku kërkohej pezullimi i vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen. Rikthimi i vizave u argumentua, sipas deputetëve holandezë, me nivelin e lartë të krimit në radhët e qytetarëve shqiptarë që vizitojnë këtë vend. Gjithashtu, autoritet holandeze kanë pasur rezerva dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme të Shqipërinë në luftën kundër krimi dhe trafiqeve. Një vendim i tillë u shpjegua nga qeveria shqiptare me fushatën për zgjedhjet në BE dhe me faktin se një pjesë e partive në Holandë kërkonin të fitonin pikë në elektorat duke paraqitur një politikë më të ashpër ndaj emigrantëve dhe krimit. Por fakti është se dokumenti i drejtohet KE pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe tashmë ka hyrë në axhendën zyrtare të Brukselit.
Më këtë kërkesë nuk mund të flitet më për negociata, por mbetet vetëm të shpresojmë se shqiptarëve nuk do t’u duhen të rikthen edhe një herë në kohë që mbanin radhë para ambasadave.