Kërkesa e Prokurorisë për Doshin dhe Frrokun, Meta tërhiqet nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ku pasditen e sotme do të shqyrtohet në dy seanca të vecanta kërkesa e Prokurorisë që i kërkon Kuvendit lejen për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Burime nga Kuvendi konfirmojnë se Meta është tërhequr për shkak të konfliktit që ka me çështjen e hetuar nga Prokuroria, sipas të cilës pas akuzave të Tom Doshit nuk ka pasur skenar për vrasje por një inskenim nga dy deputetët.
Mbledhja mësohet se do të drejtohet nga zv.Kryetari i Kuvendit Vangjel Dule, ndërsa në përbërje të tij janë 9 deputetë, 5 përfaqësues të mazhorancës dhe 4 të opozitës.