FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve. Biba: Pas datës 29 nuk zbatojmë dot dekriminalizmin

Mes anëtarëve të KQZ dhe përfaqësuesit të PS-së në KQZ, Ervin Salijanji ka pasur debate të ashpra lidhur me kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.

PS dhe LSI pretendojnë se shtyrja e afatit të regjistrimit deri në datën 29 prill nuk e prish procesin zgjedhor. Ndërkohë, kreu i KQZ, Denar Biba tha se çështja e afateve lidhet me gjithë procesin dhe jo vetëm me regjistrimin e partive. Ai tha se pas datës 29 duhet bërë dhe nisja e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nëse ky afat shtyhet më tej KQZ-ja nuk ka kohë.

Denar Biba: Në një javë mendoni se do zgjidhja problematika politike? Kaq e thjeshtë paska qenë sa zgjidhe një javë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Salijanji: Jo në mendojmë se deri në datën 28-29 prill zgjidhet kriza politike. Ne kemi menduar se deri në kë të afat nuk dëmtohet procesi i zgjedhjeve nga shtyrja. Ne mund të thoshim 3 javë, por e dimë se pas kë saj date nuk printohet dot fleta e votimit dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biba: Data 29 nuk thelbësore vetë me zgjedhjet, por lidhet edhe me ligjin e dekriminalizimit. Në kërkojmë kohën e nevojshme për skanimin e kandidatëve.

Klement Zguri: Unë mendoj se prishen zgjedhjet me shtyrjen e afatit. Sot nuk ka asnjë koalicion, partitë garojnë më vete. Kërkesa e PS dhe LSI nuk është në dorë të KQZ. Po na kërkoni të shkelim një ligj të miratuar në Kuvend me 84 vota. Në jemi vetëm 7 anëtarë këtu, si mund të dalim mbi një ligj të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?