Kërkesat e studentëve, ky është dokumenti zyrtar
Studentët i kanë pasuruar dhe renditur kërkesat e tyre në një letër dërguar Ministrisë së Arsimit.
Letra më poshtë me shkrim dore, siç shihet edhe në foto, është i vetmi dokument i protokolluar në Ministrinë e Arsimit dhe është nënshkruar nga gjithë Këshillat Studentore të Universiteteve.
Për qëllime politike apo të shoqatave të lidhura me qeverinë, në media, qarkullojnë lista kërkesa nga më të ndryshme që nuk kanë lidhje me qëllimin e protestës së studentëve. Studentët konfirmojnë se kjo është lista që ata i kanë dërguar Ministrisë dhe presin përgjigje për të gjitha kërkesat, ndryshe ditën e martë protesta do të përshkallëzohet në grevë urie.
Data: 07. 12. 2018
Kërkesë:
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
- Përgjysmim i tarifës së studimit
- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët
- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor
- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor
- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve
- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00
Kërkesa drejtohet nga Këshillat Studentore.