FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli Bashkiak i Tiranës, përjashtohet Endri Shabani! Megi Fino zgjidhet kryetare, Endrit Braimllari nënkryetar

Këtë të martë u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nënkryetari përjashtoi Endri Shabanin nga mbledhja, pasi nuk lejoi që të vijonte mbledhja. Shabani ngriri shqetësimin për dy kërkesa që ka bërë dhe nuk janë futur në rendin e ditës, shqyrtimi i mandatit të kryetarit aktual dhe një interpelancë me kryetaren e bashkisë.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, argumentoi se këto kërkesa janë jashtë kompetencave të këshillit bashkiak, duke theksuar se Këshilli nuk ka pushtet për të emëruar apo shkarkuar kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn.

Nga ana tjetër, Megi Fino u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?