Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Serbia të ndalë retorikën konflikt-nxitëse

Shqipëria i bën thirrje Serbisë që të ndalojë përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një reagimi zyrtar i bën thirrje Serbisë që të ndalë retorikën konflikt-nxitëse dhe kërkon nga BE, SHBA dhe NATO të reagojnë menjëherë për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

KASH shprehet se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha shteteve dhe popujve.

“KASH shpreh keqardhjen që marrëveshjet e dakordësuara në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për zbatim, duke prapësuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne i bëjmë thirrje Republikës së Serbisë që të ndalojë retorikën konflikt-nxitëse dhe përshkallëzimin e tensioneve. Një qasje e tillë e udhëhequr nga nivelet më të larta shtetërore të Serbisë nuk është në interes të askujt, aq më pak në interes të qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

KASH u bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për të reaguar me shpejtësi dhe pa ekuivok ndaj politikave dhe veprimeve konflikt-nxitëse të Serbisë”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?