FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli i Europës rrëzon sërish tre kandidatët e Qeverisë për në Strasburg

Këshilli i Europës ka rrëzuar sërish tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ndonëse nuk dihet ende arsyeja përse është marrë ky vendim, kujtojmë se në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit. Burime të Qeverisë bëjnë të ditur për News 24 dhe BalkanWeb se tre kandidatët; Aleksandër Muskaj, Aurela Anastas si dhe Sokol Berberi u intervistuan më 6 prill 2017 dhe u tha se ishin mjaft të kulifikuar, por në fund GJEDNJ rekomandoi që lista e kandidatëve të refuzohet.

Ne te njëjtën kohe behet e ditur se Qeverise i eshte kerkuar te dergoje tre kandidatura te tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Qeveria shqiptare përzgjodhi pak kohë më parë tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhet një kandidat, i cili do të zëvendësojë gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Europës ftoi qeverinë shqiptare që të paraqiste brenda datës 26 gusht, 3 kandidatura për postin e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, pasi më 31 janar të vitit 2017 përfundonte mandati i gjyqtarit të vetëm që ka Shqipëria në GJEDNJ. Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?