Këshilli i Integrimit, Bregu: Të votohet reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi ka qenë edhe në fokus të mbledhjes së radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj në këtë takim, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka deklaruar se është koha që reforma të votohet.

“Është me rëndësi që reforma në drejtësi të votohet nga të gjitha forcat politike”, ka thënë Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë reformë, të cilën e kanë cilësuar ndër më të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi në mbështetje të një prej reformave më të rëndësishme. Shqiptarët janë në masë të bashkuar për një shpresë të vetme, integrimin europian. Politika duhet të bëjë të pamundurën që të rifitojë besimin e shqiptarëve”, kanë thënë ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?