Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të marrë pjesë tek Komisioni ”Xhafaj”: Do të kemi dy përfaqësues

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bën me dije se do të marrë pjesë me dy përfaqësues në Komisionin e Posaçëm. Më herët, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme refuzuan pjesëmarrjen, por u shprehën të gatshme për të dhënë ndihmë ligjore. ”Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e media në lidhje me qëndrimin e KLP-së mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision. Siç jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje, është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale është dakordësuar për t’u përfaqësua e me 2 emra; znj. Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vate Staka anëtar prokuror”,-thuhet në njoftim për mediat.

SHKARKO APP