Këshilltari gjerman: Shqiptarët të vendosin se çfarë duan; Ramën dhe rrënimin apo Opozitën dhe BE
Këshilltari gjerman, Martin Henze shprehet se Europa s’mund të negociojë me një qeveri si e Kryeministrit Rama që nuk plotëson kushtet e anëtarësimit në BE.
Në një postim në Twitter, Henze shkruan se “populli shqiptar duhet të vendosë se çfarë dëshiron: Ramën dhe rrënimin, apo opozitën dhe BE-në”.
Në vijim postimi i plotë i Martin Henze në Twitter:
Pse duhet Evropa të negociojë me një qeveri Rama që nuk plotëson kushtet për anëtarësim në BE, kleptokrat Rama nuk i njeh ato. Populli shqiptar duhet të vendosë se çfarë dëshiron: Ramën dhe rrënimin, apo opozitën dhe BE-në.