Këshilltari i Metës: Dialog, jo monolog. Është koha të marrim vendime të drejta
Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta bëri sot një lëvizje të papritur politike pas takimit 90-minutësh me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE. Meta ka thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare, takim që do zhvillohet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Ende nuk ka detaje se çfarë do të sjellë për zgjidhjen e krizës politike ky takim. Këshilltari i Kreut të Kuvendit për mediat, Emiljano Aleksi përmes dy publikimeve të njëpasnjëshme në Facebook shkruan se është koha të merren vendime të drejta. “Politika jonë duhet të mësohet se; në kryqëzimet më të rëndësishme të vendimmarrjeve politike, nuk ka asnjë tabelë treguese. Ndaj, nga eksperienca e vendimeve të gabuara është KOHA të marrim vendime të drejta për të pasur rrugët e hapura..! Vendi nuk ka nevojë për monolog, por për dialog. Duhet negocim e jo konflikt”, thotë Aleksi në mesazhet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

