FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kësilltari i Ilir Metës: Manjani simbolizon për LSI sinqeritet, guxim dhe drejtësi!

“Mirënjohje Ylli Manjanit për punën, përkushtimin profesional dhe guximin që ka treguar që në fillim në ushtrimin e detyrës së vështirë të Ministrit të Drejtësisë në këtë vend kaq të mpleksur… Nuk është e lehtë të pranosh këtë pozicion në Shqipëri, më besoni miq.

 Emerimi i Manjanit ishte i nevojshëm. Duhej një impuls i ri për reformën në drejtësi. Shkarkimi i tij i panevojshëm! Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet… E vlerësoj guximin e tij për t’i rezistuar presionit të dorëheqjes dhe çmoj maksimalisht kurajën e tij të vazhdueshme për të ngritur zërin përballë çdo padrejtësie brenda qeverisjes, kundër praktikave keq qeverisëse apo kundër çdo dashakeqësie të qëllimshme që prishte frymën e një koalicioni që duhet të ishte konstruktiv në të gjitha etapat e ekzistencës së tij.

 Për mua Manjani ka simbolizuar atë që LSI duhet dhe i takon të jetë brenda një koalicioni: sinqeritet, guxim dhe drejtësi! “A fair deal!” Por, fatkeqësisht jo të gjithë e shohin me të njëjtin sy përgjegjësinë që kanë…”  u shpreh Ralf Gjoni në “facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?