Kikia deklaratë të fortë: Djali i deputetit hynte në polici, ndonëse policia e kërkonte!

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Mentor Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, i akuzuar për përdhunim të ish-të dashurës së tij në korrik të këtij viti, ka qenë me precedent penal edhe më parë.

“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, është shprehur Kikia.

SHKARKO APP