Kim Mehmeti: Pse Piktori nuk e mbron UÇK-në nëpër qendrat e botës?!

Nga Kim Mehmeti

“Më pyesin se a e kam dëgjuar fjalimin e djeshëm të Presidentit të Kosovës? Po si mund të dëgjosh një fjalim patetik dhe përplot me “lot”, fjalimin e burrështetasit të cilit lotët e fëmijëve varfanjak dhe populli i vet i kujtohej vetëm kur i rrezikohet karriera politike, atëherë kur vetvetja i duket sa e gjithë UÇK-ja, kur nuk i duhemi më të copëtuar e të ndarë, por të bashkuar rreth fatit të tij politik, të cilin e barazon me fatin e mbarë shqiptarisë?!

Pastaj më pyesin se ç’mendoj lidhur me vizitën e Piktorit në Kosovë?! Ç’mund të mendosh për mikun e ngushtë të Presidentit serb, për Kryeministrin e mëmëdheut tonë, i cili në vend që ta bind botën sa e turpshme dhe e pandershme është që luftëtarët shqiptarë të lirisë, t’i barazosh me kriminelët serb, ai ulërin në Kuvendin e vendit të vet dhe vjen në Kosovë që neve shqiptarëve të na bind në atë që e dinim para se ta kuptonte ai: se ai që i prekë vlerat dhe shenjtërinë e UÇK-së, ka prekur e dëmtuar mbarë shqiptarinë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe të jem i sinqertë: më duket se nga e keqja e papritur që i ra mbi qafë Presidentit të Kosovës – dhe që nuk besoj ta ketë gëzuar ndonjë shqiptar, duhet të jetë pikëlluar shumë edhe “zagari” i dikurshëm i Sheshelit dhe Millosheviçit, Presidenti i sotëm i Serbisë?! Ai të cilit Piktori i “Rilindjes” dhe Presidenti i Kosovës thuajse ia shpërlan të shkuarën e errët kriminale, atë të kaluar kur lëvdohej se për një serb të vrarë do likuidoj me qindra boshnjak, me çka e ngritën në rrafshim e shëmbëlltyrës të njeriut paqedashës dhe të dehur nga dashurisë ndaj shqiptarisë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?