Kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm rifiton dinjitetin historik pas restaurimit të plotë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar përmes një publikimi zyrtar për përfundimin me sukses të punimeve restauruese në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Bishqethëm, një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Pas një pune të kujdesshme restauruese, Kisha e Shën Mërisë ka rifituar pamjen dhe dinjitetin e saj historik,” shkruan ministri Gonxhja, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor përmes ndërhyrjeve profesionale dhe të qëndrueshme.

Punimet kanë përfshirë konsolidimin e strukturës së objektit, restaurimin e elementeve arkitektonike dhe sistemimin e territorit përreth, gjithçka nën mbikëqyrjen e specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK). Kisha, e ndërtuar në shekullin XVIII dhe e njohur për pikturat e realizuara nga Johani i Çetirëve nga Grabova në vitin 1798, përfaqëson një vlerë të rrallë historike dhe artistike për zonën e Lushnjës dhe më gjerë.
Sot, pas restaurimit, Kisha e Shën Mërisë rrezaton sërish si një qendër e gjallë e historisë, kulturës dhe shpirtit komunitar, duke i dhënë jetë kujtesës kolektive dhe frymëzimit për brezat e ardhshëm.

AV/KJ

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?