Kisha Ortodokse: Turp! Gjoja për eshtrat e katolikut! / FOTO

 

Kisha Ortodokse që ka njoftuar sot dhe publikuar pamjet.

“Shteti e prishi Kishëzën e Shën Athanasit në Dhërmi, Himarë, rreth orës 4 të mëngjesit.

Turp! Turp! Turp!

Ky është respekti fallso dhe hipokrizia e pushtetareve qe u implikuan në këtë prishje! Tashme pritet justifikimi “ligjor” e “kulturor” për hapa të mëtejshme…”

“Akt vandal i shtetit kundër komunitetit ortodoks”, e ka konsideruar zëdhënësi i KOSH, Thoma Dhima. Sipas tij, “duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka.

Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e një katoliku italian, që kishte ardhur t’u kthente besën. Turp!

SHKARKO APP