Klevis Balliu: Rama i dha detin Greqisë, Kosovën Serbisë, kurse skamjen shqiptarëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që dëmtoi më shumë interesat kombëtare. Balliu shprehet se është në interesin e gjithë shqiptarëve largimi sa më parë i Edi Ramës.
Postimi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:
Detin Greqisë, Kosovën Serbisë skamjen shqiptarëve
Rama do të mbahet mend si Kryeministri që në çdo mision ndërkombëtar favorizoi gjithmonë palën e huaj përpara interesit kombëtar.
Në rastin e Kosovës ai u përfshi në mënyrë në misioni anti kombëtar për shitjen e territorit të Kosovës.
Së dyti; Në fshehtësi të plotë Rama është përpjekjr dhe sipas informacioneve të fundir ka arritur të “falë” Detin Greqisë për interesa të tij.
Ndërkaq në këto 8 vite falë vjedhjes, korrupsionit dhe babëzisë së qeverisë, shqiptarët i varfëruan sistematikisht.
Në 8 vite janë rritur TAKSAT por jo RROGAT duke e bërë Shqipërinë shtetin me taksat më të larta dhe me rrogat më të ulëta në rajon.
Në 8 vite u rrit çmimi i naftës, çmimi i ujit, çmimi i dritave, u rritën tarifat e Universiteteve po nuk u rritën pensionet, nuk u rrit ekonomia e Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse qëllimi i Ramës ishte të rriste ekonominë e tij dhe të miqve të tij.
Ndaj sot është në detyrën e gjithsecilit prej nesh, në interesin e Shqipërisë largimi i qeverisë që punon për Ramën për të sjellë një qeveri që punon për shtetin dhe qytetarët, një qeveri që ruan interesat kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

