Klosi thumbon Blushin: Ftoj çdo letrar të verifikoj shifrat e punësimit
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje kritikave të Ben Blushit lidhur me çështjen e punësimit. Të enjten në Kuvend, Blushi sulmoi Klosin për deklaratën e tij, se jemi afër realizmit të premtimit për 300 mijë vende pune.
Nga Kavaja, ku mori pjesë në inaugurimin e një fabrike veshjesh, Klosi pa e përmendur emrin e Blushit, tha se ftonte çdo politikan, analist, letrar që të verifikonte shifrat e punësimit. Aludimi duket se është i qartë për deputetin Ben Blushi.
“Ftoj çdo politikan, analist, letrar, kritik të vjetër apo të ri, të vijë të Instituti i Sigurimeve shoqërore, zyrat e punës, të shohë shifrat konkrete të punësimit, vendet e lira të punës. Të sjellë mbështes apo edhe familjare që do të punësojë, të vijë pranë zyrave të punës dhe të shohë realitetin”, – deklaroi Klosi.
Fjala e plotë e Ministrit Klosi
Jemi në një nga bizneset e reja të hapura në zonën e Kavajës, një biznes që ka punësuar 200 punëtorë dhe pritet që punësimi deri në fund të vitit, do të jetë 700 – 800 punëtorë, duke bërë një kërkesë të vazhdueshme pranë zyrave të punës, duke kërkuar profesionistë dhe persona me zanat gati për tu punësuar. Ajo që vëmë re është se kërkesa po rritet për punësim si rrjedhojë e hapjes së vendeve të reja të punës, nga investitorë të huaj e të vendit dhe I gjtihë investimi I kryer do të marrë dimension të ri, nëse ne arrijmë të kualifikojmë sa më shumë të rinj apo që mund të kualifikohen në ndërmarrjet e punësuara.
Ne tashmë kemi statistika reale për rënien e papunësisë që bie me 1.4% dhe e di që ky është një debat shumë I madh dhe I rëndësishëm dhe unë kam komentet e mia që në zyrat e punës kudo në Shqipëri, ka kërkesa reale dhe vende të reja pune.
Në shifrat e ISSH në Janar të 2016, ishin plot 172.534 punonjës të rinj të shtuar nga Janar 2014-ta. Pra, 433 mijë në Janar 2014 dhe sot janë shtuar 173.000 punonjës të rinj, e duke shtuar këtu të gjithë ata që janë punësuar në sektorin bujqësor, shifrat e të cilëve do të shpallen në Tetor të këtij viti pas një marrëveshje që kemi arritur me bujqit të cilët do të shkojnë pranë zyrave të ISSH , pasi të kenë shitur prodhimin, arrijmë në shifrat e mbi 220 mijë punonjësve të rinj dhe po të shtojmë numrin 38.846 që janë pranë zyrave të punës për punësime të reja. Kjo është shifra reale e punësimeve të reja që kanë ndodhur përgjatë këtyre tre viteve dhe kushdoqoftë, politikan, analist, letrar, kritik i ri apo i vjetër i strategjisë sonë të punësimit, është i lutur të vijë në këto zyra pune të verifikojë këto shifra dhe këdo, votues të tij, mbështetës, simpatizantë, etj., t’i sjellë në këto zyra për punësim, së janë 38.846 vende të reja pune.
Prandaj ndihemi mirë në këtë fason të ri në Kavajë, I cili ka punësuar të rinj e të vjetër dhe është I lutur të punësojë akoma dhe më shumë, 600 punonjës të rinj, për 4 muajt e ardhshëm.
Shërbimi kombëtar I punësimit, do të vazhdojë të trajnojë dhe kualifikojë njerëzit në përputhje të plotë me kërkesat e tregut të punës.
KOHA JONË SONDAZH

