Klosi uron në emër të qeverisë Kurban Bajramin: Shqipëria, vendi i harmonisë së përjetshme

Ministri Blendi Klosi ka uruar sot, në emër të qeverisë shqiptare, gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. I shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Klosi i ka përcjellë fillimisht urimet krerëve të Komunitetit Mysliman, dhe më pas nëpërmjet një prononcimi për mediat, edhe gjithë besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë që festojnë këtë ditë të rëndësishme për myslimanizmin. “Në emër të qeverisë shqiptare dhe personalisht të kryeministrit, zoti Edi Rama, do doja të uroja të gjithë komunitetin mysliman shqiptar për këtë festë të madhe. Duke përfituar nga rasti, dua të uroj të gjithë shqiptarët për harmoninë fetare të përjetshme që jetojnë, e cila vjen realisht nga besimi dhe dashura që kemi te njëri-tjetri”, – tha Klosi.

Sipas tij, vetë simbolika e kësaj feste tregon se feja myslimane nuk ka asnjë lidhje me ekstremizmin, por se ajo i përkushtohet mirësisë dhe solidaritetit me më të dobëtit. “Dita e Kurban Bajramit është një ditë shumë e rëndësishme për fenë myslimane, një ditë kur në emër të dashurisë për Zotin, Kurbani shkon te kafsha dhe jo te njeriu, duke dëshmuar edhe një herë se kjo fe është shumë larg ekstremizmit”, – tha Klosi. Ai më pas përcolli urimet edhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?