”Koalicion jo me Berishën, por me partitë e reja”, Basha: Qytetarët presin një ndryshim të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se nuk do të bënte koalicion as me Sali Berishën dhe as me Ilir Metën për zgjedhjet parlamentare në 2025.
”Ata bashkëpunojnë me Edi Ramën dhe kjo u vu re në votimin për lirimin e të korruptuarve, kanë penguar reformën zgjedhore, duke mbyllur listat dhe duke injoruar rekomandimet ndërkombëtare”, u shpreh Basha.
Po ashtu Basha nënvizon edhe se qëllimi i tij është ndërtimi i një morali politik që të ndihmojë qytetarët të kenë besim tek alternativa për ndryshim.
Ai shtoi edhe se është i hapur për bashkëpunim me partitë e reja që ndajnë këtë vizion për një ndryshim të thellë politik dhe ekonomike për Shqipërinë, me standarde europiane.