Koalicion PD-LSI? Luan Rama: Vlerësimi bëhet nga strukturat e reja drejtuese

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ftuar në studion e Ora News, thekson se çdo parti politike synon që të jetë e para në zgjedhje dhe të jetë forcë qeverisëse.

Në këtë këndvështrim, ai deklaron se deklaratat e bëra nga kandidatët për kryetarë nuk janë herezi.

I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm midis LSI-së dhe Partisë Demokratike, deputeti Rama u shpreh se vendimin e marrin forumet e reja drejtuese, të cilat pritet të zgjidhen në muajin dhjetor me zhvillimin e Konventës Zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Mobile Reklama

-A synon që LSI-ja të jetë forcë e parë politike?

Rama: Çdo forcë politike natyrisht nuk krijohet për të qenë minorancë në realitetin politik. Në këtë  pikëpamje edhe LSI-ja jo thjesht dhe vetëm prej faktin që prej  zgjedhjeve të para që ka marrë pjesë në vitin 2005 e në vazhdim është konfirmuar dhe rikonfirmuar si një forcë politike në rritje, por edhe forcat e tjera politike aspirojnë që të jenë forcë e parë për të qeverisur. Në fund të fundit në politikë hyhet për të bërë karrierë dhe për të qenë forcë qeverisës.

Kështu që ambicia jonë për të qenë forcë e parë politike është legjitime në një realitet demokratik, por ajo që e faktorizon një parti politike është mbështetja nga elektorati. Në këtë pikëpamje, ne jemi në garë me sfidat që ka vendi, jemi në garë me vetveten për të rritur mbështetjen e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur këtij vlerësimi që qytetari na jep me votë me përgjegjësinë tonë në të gjithë aksionin politik. Në këtë pikëpamje nuk ka ndonjë herezi. I mbetet qytetarit që të vlerësojë. 

-A është kjo një demonstrim force përpara aleatit qeverisës?

Rama: Nuk e kemi dëshmi force dhe aspak sfidë të kualifikuar me askënd në mënyrë nominale. Ne e kemi dëshmi force të rritjes sonë për të përballuar sfidat qeverisëse të vendit. Nga kjo pikë vështrimi edhe aleatët tanë duhet të ndihen mirë që kanë një aleat të fortë përkrah tyre. Rritja e LSI-së siç ka dëshmuar edhe më parë

-Ju e konsideruat një batutë të kryeministrit Rama një koalicion midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike? Cili është pozicioni i LSI-së në lidhje me koalicionin e ardhshëm?

Rama: Më jep mundësi që të konfirmoj se nuk merrem me batuta dhe as të bëj batuta për batutat. Ne jemi aleat të përgjegjshëm. Jemi korrekt në respektimin e marrëveshjeve. Jemi konsistent në përmbushjen e detyrimeve. Nuk e konsiderojmë qeverisjen si një sfidë të njërës pjesë apo të pjesës tjetër të koalicionit. Sfidën e qeverisjes e konsiderojmë një sfidë të përbashkët që duhet fituar për të mirën e qytetarëve. Në fund të një mandati 4 vjeçar do të gjejmë kohën, vullnetin për të bërë një bilanc qeverisës, për të bërë një bilanc të arritjeve, për të parë me realizëm edhe defektet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?