FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koalicioni me LSI? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Rama ka thënë sot në “Top Story” se pas zgjedhjes së Metës President, PS dhe LSI do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe pse në zgjedhje do të shkojnë të ndara.

“KQZ e rrëzoi kërkesën tonë, ndaj ne në zgjedhje do shkojmë të ndarë. Por bashkëpunimi ynë vazhdon pas zgjedhjeve, sepse ne kemi një përgjegjësi për ta reformuar Shqipërinë”, tha Rama.

Më tej Rama ka thënë se koalicioni me LSI-në, është strategjik dhe se i shërben së ardhmes së vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i përket thashethemeve se ne konsideronkemi LSI-në si kundërshtare, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është strategjik dhe i shërben të ardhmes së vendit”, ka thënë në fjalën e tij Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?