Koalicioni me PDIU-në, Rama shkarkon drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes kreut të qeverisë Edi rama dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi për bashkëpunimin zgjedhor, ka nisur dhe rrokada e krerëve në disa prej drejtorive kryesore në vend.
Konkretisht, është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoritet Kombëtar të Ushqimit Isuf Shehu. Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se shkarkimi i Shehut është propozuar nga ministri i Bujqësisë, Edomond Panariti, i firmosur më pas edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
Shehu ka mbajtur këtë post prej 8 muajsh, nga janari i vitit 2016. Qeveria pritet të emëroj në vend të Shehut, Dritan Sejko që, aktualisht, mban postin e zv drejtorit të hipotekave, dhe që njihet si mbështetës i PDIU-së
Këto lëvizje u paralajmëruan pak ditë më parë nga “Koha Jonë”, ku në vazhdën e këtij bashkëpunimi pritet që gjatë këtyre ditëve të ketë dhe lëvizje në disa drejtori të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

